“Seven Seas Explorer” krocera superluksoze ndalon në portin e Durrësit

0
205

“Seven Seas Explorer” një ndër krocerat më luksoze në botë e inaguruar vetëm pak ditë më parë nga princesha e Monakos është ndalur sot në portin e Durrësit.

Qershia mbi tortë është fakti se kjo krocerë përfshiu Durrësin si ndalesë në udhëtimin e saj të parë turistik në Mesdhe, i nisur nga Monaco dhe ky një vlerësim i madh për turizmin shqiptar.

Krocera ka në bord 800 ekuipazh dhe 800 pasagjerë, pra raporti 1- 1 dhe është e një klasi super të lartë.

Një natë kushton deri në 10 mijë dollarë nata dhe në dhomë ke 3 banjo, një krevat 100 mijë paund, piktura të Pikasos si dhe ballkonin tënd.

“Është qershia mbi tortë” thotë kapiteni i Përgjithshem i Porteve në Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës, Paulin Ndreu për një eveniment të tillë i cili do të thotë shumë për turizmin shqiptar.

Porti i Durrësit vjet është vizituar nga 7 krocera ndërsa këtë vit është vizituar nga 21 të tilla dhe zoti Paulin Ndreu shperson se vitin tjetër do të ketë më shumë krocera që do të ndalen në Durrës.

Seven Seas Explorer do të qëndrojë  në port deri në orën  21:00 të mbrëmjes së sotme

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency