Të shtëna me armë mes tre personave në Levan

0
251

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Levan të Fierit, por fatmirësisht pa të plagosur apo viktima. Forca të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Zyrtarisht blutë nuk pranojnë se ka pasur të shtëna. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se bëhet fjalë për një konflikt mes tre shtetasve në lagjen rome në Levan. Policia ka bërë shoqërimin e disa personave dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency