Prokuroria nuk shpjegon përse e la të lirë pilotin italian, sot pritet të merret në pyetje

0
129

Piloti italin u la i lirë pavarësisht se mbahet nën mbikqyrje nga policia. 69 vjeçari e kaloi natën në një nga hotelet e Durrësit, pasi sot pritet të merret në pyetje në prokurori. Guido Guidi pranoi të bashkëpunojë duke rrëfyer emrat e porositësve. Statusi i tij për momentin është i paqartë. Italiani është lënë i lirë dhe nuk është arrestuar, megjithëse pranoi se erdhi në Shqipëri për të testuar pistën fshatin Gotull, nga ku do të transportonte drogë. Piloti po ashtu nuk mbahet i fshehur apo nuk është marrë në mbrojtje, megjithëse është bashkëpuntor i rëndësishëm në këtë çështje, ku janë të përfshirë kultivuesit e drogës në Shqipëri dhe trafikantët e kanabisit në Itali. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda por deri tani nuk është ngritur ende asnjë akuzë për trafik droge. Momentalisht akuzat e ngritura ndaj tij janë vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit dhe shkelje të paligjshme të kufirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency