Gjashtë nëntori ditë zgjedhjesh në LSI, kush do të jetë rivali i Metës?

0
195

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka caktuar 6 nëntorin, si datën e zgjedhjeve në parti.

Sipas mediave të cilat i referohen burimeve pranë LSI-së mendohet se në këto zgjedhje do të votohet edhe për kryetarin e kësaj force politike.

Nuk dihet ende se kush do të jetë rivali i Ilir Metës.

Gjithashtu, anëtarësia e LSI-së do të zgjedhë edhe kryesinë e re të saj.

Mediat bëjnë me dije se sot rreth orës 17.00 do të mblidhet Kryesia e LSI-së.

Zgjedhjet e fundit në LSI janë mbajtur me 20 tetor 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency