Tension në Parlament/ Përplasje mes Nokës dhe Ramës, opozita rrethon foltoren: Jashtë halabakun

0
228

Fjalimi i Ramës në Kuvend dhe cilësimi i tij për Berishën si një War Dog, qen lufte, frymëzim për filmin e Hollivudit ka rebeluar opozitën e cila e ka rrethuar atë në foltore.

DEBATI “Nëse do ndodhte çudia që Saliu nuk do fliste do flisja unë për Saliun se doja ta uroja para parlamentit dhe popullit shqiptar një arritje që nuk besoj se tjetër figurë e politikës shqiptare do e arrijë ndonjëherë, futjen në Hollivud.

Sali të përgëzoj që arrite të bëhesh frymëzim edhe për Hllivudin dhe të sugjeroj që atë zyrën e avokatisë që ke ta vësh në veprim për të drejtat e autorit se filmi qen lufte pa ty nuk do të ishte krijuar nga Hollivudi”- tha Rama.

Kaq ka mjaftuar që opozita të cohet nga vendi e të ‘zaptojë’ foltoren.

Flamur Noka: Harroje se mund të flasësh kështu, nxirre përjashta, e kupton ti, nxirre jashtë halabakun

Edi Rama: Mos ma prish se nuk bëhet më, një figurë politike bëhet frymëzim për Hollivudin. Kuptoje sa e rëndësishme është kjo që po them

Noka: harroje se mund të flasë, pas kësaj që ka thënë nuk mund të vazhdojë më harroje. Ndërori senacën

Rama: Po të thotë Saliu të ulesh, Sali mos më shkel syrin, por i thuaj të ulet

Noka: Harroje të thashë, mos mu lut fare, le të kërkojë falje

Rama: O Flamur ulu, se e vetmja opozitë është ai, ca jeni ju mor vlla, kush je ti që del këtu

Noka: Jam ai që nuk të pranoj ty, që të them se ti nuk guxon më të flasësh pas asaj që the

Meta: 5 minuta pushim të qetësohet zoti

Noka. Lexojeni fjalën tuaj të zbardhur që të kuptoni se cfarë ke thënë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency