Artan Hoxha: Dyshimet mbi avionin, kishte si destinacionin veriun e Italisë

0
51

Avioni i vogël i rrëzuar mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit, ishte nisur mëngjesin e sotëm nga Bari. Gazetari Artan Hoxha thotë se avioni kishte si destinacionin veriun e Italisë, por fakti që ai u rrëzua në bregdetin shqiptar ngjall dyshime.

Ndryshe nga sa ishte përcaktuar në itinerarin e avionit, piloti, i cili thotë se është turist, ka lënë hapësirën e Italisë për të fluturuar në atë shqiptare.

69-vjeçari italian thotë se ka humbur kontrollin, dhe se nuk e dinte se ky ndodhej.

Sipas gazetarit, gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime dhe nuk kaq qëndruar dot në fushë, dhe ka dalë në një zonë me ferra. Piloti ka pësuar dëmtime fizike, jo të rënda. Një banor i zonës ka njoftuar policinë, në orën 08:45 e cila ka shkuar në vendngjarje.

Nuk ka asnjë njoftim për fluturimin e këtij avioni në territorin shqiptar.

Shërbimet e policisë tashmë po krehin zonën në vendngjarje, për të verifikuar nëse ka patur apo jo tentativë për transport narkotikësh, siç ka ndodhur në rastin e Divjakës.