Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se është përmbyllur procesi i numërimit të fletëve të votimit për zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Dibrës, për 118 qendrat e votimit.
Përmes një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj shprehet se procesi i votimit dhe ai i numërimit të fletëve të votimit, u zhvillua i qetë dhe korrekt, komisionerët treguan përgjegjshmëri në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor.
‘Mbi bazën e tabelave të rezultateve të çdo QV-je të përcjellë elektronikisht nga KZAZ nr.19 në KQZ, rezulton se kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, z. Muharem Rama ka marrë 18597 (56.3%) vota dhe kandidati i koalicionit ‘Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, z. Sherefedin Shehu ka marrë 14435 (43.7%)vota.
Theksojmë se Tabela Përmbledhëse e Rezultateve të Zgjedhjeve të ZAZ nr. 19, Dibër, për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Dibër, miratohet dhe shpallet me vendim nga KZAZ-ja nr. 19.’, shprehet Hoxhaj.