Zgjedhjet në Dibër – Akuzat e PD për blerje votash, Krimet e Rënda nis hetimet

0
206

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për zgjedhjet në Dibër pas kallzimit të PD për blerje votash dhjetë ditë më parë. Dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore, kanë mbërritur në këtë qark për të kryer verifikimet e nevojshme . Në kallzimin e depozituar , PD pretendon se një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet edhe nga drejtues të administratës publike po blen votat dhe po kanos votuesit dibranë.

Pas kallzimit të Partisë Demokratike dhjete dite me parë për blerje votash  në qarkun Dibrës, ku zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

Dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësorë kanë mbërritur në këtë qark për të kryer verifikimet e nevojshme si dhe për të marrë në pyetje persona, të cilët janë kallzuar nga PD, apo dhe ata që kanë dijeni për ngjarjen.

Hetimi nisi pas kallzimeve të bërë nga Partia Demokratike në 1 shtator në Prokurorine e Krimeve të Rënda. Fillimisht prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet në lidhje me faktet e renditura nga PD.

Sipas Partisë Demokratike një grup njerëzish që siç thotë ajo përbëjnë një grup të strukturuar kriminal, po blen vota dhe kanos votuesit dibranë për llogari të kandidatit të majtë.

Në kallëzim të depozituar nga nën kryetari i demokrateve Edi Paloka, Partia Demokratike rendiste faktet që sipas saj provojnë këtë presion që po ushtrohet nga PS prej 10 ditësh. Sipas PD-së ky grup kriminal përbëhet nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it./oranews

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency