Skandal në Maqellarë, zyrtarët e shtetit “pushtojnë” qendrat e votimit

0
442
Maqellara është rikthyer sërish në vëmendje, pasi aty duket se ka disa probleme.
Siç raportojnë mediat, një prej problemeve është teknik, ndërsa një tjetër problem është faktin se zyrtarë shtetërorë janë në qendrat e votimit duke bërë fushatë që qytetarët të votojnë për njërin prej kandidatëve.
Gazetari i News24, Enver Doçi në një lidhje telefonike ka bërë të ditur se “funksionarë të shtetit janë duke bërë presione dhe fushatë në hyrje të qendrave të votimit në Maqellarë, duke u thënë votuesve që të votojnë për njërin prej kandidatëve në zgjedhje”.
Ky është një skandal, pasi nuk lejohet asnjë zyrtar shtetëror apo person që të qëndrojë tek qendrat e votimit dhe të bëjë fushatë për njërin apo tjetrin kandidat.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency