HETIMET-FIER/ Dalin fakte tronditëse: 12 vjecarja përvec njerkut mund të jetë përdhunuar edhe nga të tjerë

0
275

Hetimet për rastin e 12-vjeçares nga fshati Mbyet në Fier, e cila denoncoi se është dhunuar nga njerku i saj, kanë hedhur dritë mbi fakte të tjera tronditëse. Vajza 12-vjeçare mund të jetë abuzuar edhe nga persona të tjerë, gjatë kohës që ajo largohej nga banesa për të shkuar në ambientet ku punonte e ëma. Ky fakt është provuar shkencërisht edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, e cila tregoi se e mitura ishte e defloruar e vjetër. Rrëfimi i 12-vjeçares mbi këtë përjetim të rëndë në jetën e saj, ndodhi në momentin kur ajo u shkëput për pak ditë nga ndikimi i të ëmës për shkak të një vdekjeje në fisin e kësaj të fundit. Duke përfituar nga kjo, vajza i tregoi dajës së saj për abuzimet e ndodhur me të, dhe më pas denoncuar ngjarjen në polici. Të gjitha detajet duket se hedhin poshtë çdo aludim për një sajesë nga Selvia në bashkëpunim me vajzën, për të hequr qafe Ilmiun, pas debateve të ashpra që kishte çifti kohët e fundit. Selvie Yzeiraj është divorcuar 6 vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës, ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali ka që qëndruar me të atin. Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52-vjeçari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency