U shty sërish në seancë/ PS-LSI ende pa dakordësi për ligjin e sigurisë, Presidenti do e ankimojë në Kushtetuese për kalim afati

0
204

Edhe thuiajse pas nje viti që kur ky ligj është hartuar, ende nuk ka një dakordësi mes mazhorancës për votimin e tij

 

Gëzim Saliu

 

Dekreti i Presidentit për rishqyrtim të Ligjit për Masat Shtesë të Sigurisë Publike, apo siç njihet ndryshe, Ligji i Kamerave u shty për të disatën herë dy ditë më parë  në seancën plenare. Kjo shtyrje erdhi sipas rkeut të grupit parlamentar socialist Gramoz Rucci me kërkesë të dy grupeve parlamentare, PS dhe LSI, ndonëse numri 1 i PS-së në Parlament nuk dha asnjë argument për arsyen e kësaj kërkese. Por përtej argumentit, ajo që mbetet në këtë diskutim është fakti i mos mbështetjes së këtij ligji, që ka votat e PS-së, naga ana e aleatëve qeverisës si PS e PDIU.  Në komisionin përkatës parlamentar, atë të Sigurisë, deputetët e LSI dhe ata të PDIU janë shprehur vazhdimisht kritik ndaj ligjit, gjë e cila ka sjellë mungesën e votave për kalimin e ligjit në Parlament. Takimi i pak ditëve më parë mes kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mendohet se ka pasur në qendër të tij piëkrisht diskutimin e ligjit për kamerat. LSI përmes deputetëve të saj në komisionin përkatës ka shrehur kritika për faktin se ministria nuk ka publikuar faturën e lartë financiare që ka zbatimi i ligjit të sigurisë. Madje, LSI i ka dërguar një kërkesë me shkrim Ministrisë së Brendshme, ku thuhej se kostoja financiare për implementimin e këtij projektligji për vendosjen e masave shtesë të sigurisë publike mbulohet brenda tavaneve buxhetore të institucioneve shtetërore përkatëse. “Janë 3700 institucione arsimore, që ligji i detyron të vendosin këto kamera. 5 mijë euro për secilin objekt, që do të thotë 20 mln euro. Të thotë ministri i arsimit që ka në buxhet 20 mln euro dhe hajde ta miratojmë”, ka pohuar më parë Luan Rama.  Gjithashtu, edhe PAMECA dhe ICITAP kundërshtojnë përmbajtjen e ligjit për kamerat publike. Nga ana e saj PD ka theksuar se vendosja e kamerave të sigurisë siç parashikon ligji nuk është zgjidhje pasi shumë nga ngjarjet e bujshme kriminale edhe pse janë të filmuara nuk janë zbardhur ende.

 

Presidenti

Ndërkohë burime nga Institucioni i Presidentit të Republikës, thanë dje për “Klan” se që prej muajit Maj ka kaluar afati kushtetues prej 8 javësh, që duhet të shqyrtohej dekreti i Presidentit. Rrjedhimisht, edhe nëse dekreti futet në votim në seancë plenare, ligji shkelet sërish. Në këto kushte pritet që Presidenti të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Më parë kreu I shtetit e kishte kthyer ligjin për rishqyrtim në parlament, duke e konsideruar antikushtetues, në kundërshtim me Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencën përkatëse, të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë. Ligji për sigurinë do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.  Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë. Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë do jenë të detyruara t’i jepen policisë sa herë që ajo do t’i kërkojë, në përputhje me ligjin për të dhënat personale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency