Sondazhi i Monitoring Foundation/ Në Dibër fiton Sherefedin Shehu nga 1700 në 2200 vota

0
321

Një  sondazh i zhvilluar deri ditën e djeshme në Dibër nxjer fitues kandidatin Sherefedin Shehu. Sondazhi është kryer nga FM (Monitoring foundation), një grup monitorimi ndërkombëtar I cili është ispecializuar në fushën e zgjedhjeve.

Ky sondazh ka përfshirë një grup prej 3107 personash të moshes 18-55 vjec, banorë të Peshkopisë dhe ish-komunave që përfshihen në bashkinë Dibër.

Sipas sondazhit Sherefedin Shehu fiton me 55% të totalit të votave me një diferencë deri në 2200 vota.

Ky sondazh gjithashtu jep të dhena mbi pjesëmarrjen e cila mund te jëtë historike për shakak të angazhimit të madh të forcave politike.

Ky grup që ka zhvilluar sondazhin mësohet se është pranë një partie të majtë e cila është aleate e PS-së por në zgjedhjet e Dibrës është kundër kandidatit socialist, pasi e akuzon si një rryshfetxhi dhe të korruptuar.

Në Dibër nesër zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme për kryetar bashkie pas filmimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili i cili kërkonte mardhënie seksuale për një vend pune./citynews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency