Për maturantët/ Protestë para Parlamentit, debat pa “frena” në seancë

0
144

Berisha: Latë mijëra gjimnazistë jashtë Universiteteve, kriteret u bënë pasi maturantët kishin zgjedhur

Nikolla: Deri më 20 shtator do të kenë mundësi të regjistrohen të gjithë. Peleshi: Nga 24 mijë aplikime për maturantët janë 24 mijë vende
Gëzim Saliu

 

Çështja e maturantëve ishte në qendër të debatit në seancën e djeshme parlamentare, ku nuk munguan replikat e stërzgjatura dhe tonet e nxehta mes palëve. Ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë se reforma në arsim ka lënë mijëra gjimnazistë jashtë universiteteve. “Kriteret u bënë poshtërsisht pasi maturantët kishin bërë zgjedhjet. Juve ju kujtohet si Edi Rama nga tribuna sulmonte arsimin privat, thoshte do të bëjë këtë e atë. Unë isha nxitësi i arsimit privat dhe i qëndroj, por i atij arsimi që do të merrte vetëm ata që s’plotësonin asnjë kriter për universitetet publike. Çfarë bëri Edvini? Ju dha efekt prapraveprues kritereve dhe u thotë, “merrni ju privatë tani me nënta, me dhjeta, se këtu i fusin edhe me 7 në Drejtësi’”, u shpreh ai. Më tej Berisha në Parlament theksoi se Berisha tha se një sjellje të tillë ndaj nxënësve nuk e kishte hasur as në diktaturë, duke sjellë si shembull veten e tij: “Unë Sali Berisha, mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Rusi! Dhe ma morën! Diktaturë ishte, por ama s’ma mohuan të drejtën time. Unë dola në të drejtën time. Kurse ata vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë. Diktaturë ishte, pra, ma morën bursën, por më zgjodhën, më dhanë atë që më takonte. Ndaj, nëse një njeri fiton 10 preferenca, të shkojë në Fakultet Juridik! Janë përjashtuar ata me mesatare të lartë.”- pohoi ai. Po ashtu Berisha kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit pasi sic tha ai, Nikolla nuk ka asnjë lidhje me arsimin. “Zonjë,ti dhe arsimi jeni dy gjëra krejt të ndryshme, por njëri më të keqpërdorur në historinë e këtij vendi nuk është parë dhe mirë është të konsiderosh dorëheqjen imediate, të kërkosh të ribëhet procesi nga e para dhe të nxirrni nga maturantët nga ankthi dhe tmerri që i keni krijuar”. Ndërkaq duke ju referuar akuzave të opozitës së dikurshme e cila kundërshtonte me forcë numrin e lartë të universiteteve private, Berisha tha se tani ato kanë 2.2 herë studentë më shumë se sa ç’ishin më parë. “S’ka më doktorata as juridiku, as ekonomiku, as shkencat shoqërore. Doktoratat e ka privati sepse ai që shkon për t’u doktoruar paguan 8 mijë euro, ku 4 mijë i merr ndrikulla dhe kumbarën. Kjo është situata”. Në fund të fjalës së tij, ish-kryeministri i bëri thirrje parlamentit që me urgjencë të ngrejë komisionin dhe të anullojë praktikën e pranimeve universitare. “I bëj thirrje sektorit privat, se nëse doni të keni të ardhme largoni tentakulat mafioze nga kjo qeveri, se përndryshe në mënyrë absolute për çdo akt të sotëm do bëheni përgjegjës. Se ju qëndroni mbrapa kësaj. Sigurisht që ju keni gjetur një të korruptuar si Edi Rama dhe një si kjo ndrikulla këtu por ky është një dëm i madh që i bëni një shoqërie”-përfundoi Berisha.

Reagimet

Në mungesë të kryeministrit Rama në seancë në pjesën e paradites, isghte zv.kryeministri Peleshi ai që mori përsipër të përballej me opozitën lidhur me akuzat për maturantët.  “Mërzia e një pjese të maturantëve lidhet me procesin. Jemi në fazën e parë të dy fazave. Kjo është e vërteta. Nuk ka faj asnjë maturant nëse ne nuk ia themi siç duhet, apo ia fshehim përmes fjalimeve këtu në Parlament, që janë fjalime politike për mua. Sepse nuk mund të bësh politikë me një proces që shumë shpejt do të sqarohet”, deklaroi Peleshi. Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila dje së bashku me kryeministrin Rama ishin në qendër të akuzave të opozitës foli vetëm një herë nga foltorja e Parlamentit duke theksuar se situata e krijuar me maturantët vjen pasi po aplikohet sistemi i ri. “Në të gjitha universitetet e vendit dhe në MAS janë ngritur zyra informacioni për të orientuar maturantët. Kjo situate vjen pasi po implementohet një sistem i ri. Aplikantët mund të apelojnë nëse janë bërë gabime në llogaritjen e pikëve. Më datë 20 shpallet lista përfundimtare e fituesve. Jemi në komunikim të vazhdueshëm më universitetet. Në universitetin e mjekësisë vetëm 8 kërkësa për të parë gabime në përllogaritje nga 800 e ca kuota, clirohen 316 vetë për të tjerë konkurentë sipas meritës. Kjo do të ndodhe në të gjitha degët. Raundi i dytë vjen më një mundësi të re për maturantët”, deklaroi Nikolla.

berishaaa

Debati pa mikrofon

Berisha, Ahmetajt: Ke qef të thërrasin Tom Kruis, por je vetëm Jerry

Në seancën e djeshme parlamentare nuk mugnuan debatet, replikat dhe batutat mes deputetëve, herë publike e hërë pa mikrofon. Ish-kryeministri Berisha debatoi fort me disa nga ministrat e qeverisë “Rama”, kryesisht me Arben Ahmetajn, Ilir Beqjen dhe Saimir Tahiri. Nuk kanw munguar batutat me ministrin Ahmetaj, ku sipas Berishws, kreut tw Financave i pwlqen tw thwrritet si aktori hollivudian “ Tom Kruis”, por se theksoi ish-kryeministri ai nuk wshtw mw shumw se personazhi i “Jerryt” tek filmat me kartonë.

 

Berisha: Çfarë bëri Edvini? Ju dha efekt prapraveprues kritereve dhe u thotë, “merrni ju privatë tani me nënta, me dhjeta, se këtu i fusin edhe me 7 në Drejtësi…..

Ndërhyn ministri Arben Ahmetaj nga vendi: po lëro këto ti, po flet për kohën tënde..

Berisha kujton se foli ministri Beqaj: Mos fol nga mbrapa se vetëm ti që flet ke një koeficient intelektual mizerabël. Ti tjetri ke mbetur në klasë ( drejtuar Tahirit që po qeshte)

Ndërkohë pasi e kupton që kishte folur Ahmetaj, Berisha  drejtohet ministrit të Financave:  Ti Zhozho po flet? Zhozho mos fol. Jo me mua se e kam një prag.  Unë di që të pëlqen kur të quajnë Tom Cruise, po unë të quaj nga ata të Jerryt. Pandeli se ky është Cruise po unë i them Tomy e Jerry

Ahmetaj qesh nga vendi me deklaratat e Berishës: Na i trego pra…. Berisha: jo sot, por do i vij dita

Berisha: Ju kishit vendos drejtorin e tatimevenë garë për Dibrën, të gjithë e dinë këtë, edhe doni ta mohoni tani…Pse e hoqet…. Keni mendje ke hashashi, keni mbjell gjithë vendin

Balla nga vendi: ngelët duke mashturar gjithë jetën. Lulin në Selisht e ke të shkojë Luli ta verifikojë se e njehe mirë hashashin ai se ka nejt në Hollandë

Berisha: mbroj interesin publik unë këtu, s’mbroj interesin e kërkujt, s’më kap dot mua kush kurrë. 8 mln dollarë, ndanin nga 4 mijë euro për doktoratë, 8 mijë euro doktorata

 

  1. Beqja nga vendi: Si cuni Bossit po thua ti. Berisha, Beqjes: ja tek e ke cunin e Bossit ngjitur, ( Tahiri). E përjashtuan nga shkolla.

Berisha: Rruga Korççë – Qafë Plloççë është nga rrugët e para të përfunduara nga qeveria e mëparëshme ndërsa ti thua se e keni ndërtuar ju ( I drejtohet Peleshit) Dëgjojeni o qytetarë të Korçës se ççfarë thotë ky. Peleshi tërhiqet: Jo u gabova e kisha për…

Bracce nga vendi, Berishës: Po edhe 6 herë kampion ti i nxorre ato… Peleshi, Bracces pa mikrofon:  Jo se kampion nuk e ka nxjerrë ky Korccën

Berisha, Beqjes: Ky të dalë e të flasë këtu për ndrikull Nushin të cilës i ka paguar 200 mijë check up-e të pa bëra, e ka gjetur kontrolli shtetit këtë…

Hafizi: Në një vend si ky i ynë ku hashashi ka kaluar çdo rekord. Përvoja tregon se kur hashashi hedh shtatin e njeriut, atëhere shtati i njeriut mpaket

Bracce ndërhyn nga vendi ndaj deputetes socialiste, reagon Hafizi: Ji i vëmendshëm zotëri, dëgjo se ça po flas unë

 

ja-ccedil-ka-shkruan-kabllogrami-amerikan-p-euml-r-ilir-met-euml-n_hd-780x439

Gazeta gjermane

“Pas zjedhjeve të 2017-ës, Meta do jetë kryeministër”

Gazeta “Përpara”, një organ zyrtar i Partisë Socialdemokrate në Gjermani theksonte në një shkrim të saj dje se në Shqipëri, partia LSI po shkakton trazim. Sipas kësaj gazete pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. “LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë”- vijoi më tej gazeta. Meta, thuhet në shkrim është i rrethuar nga të rinjtë, pasi në grupin e tij ka 16 deputetë që vinë nga organizatat rinore. “Kreu i LSI-së investon mjaft tek të rinjtë, pasi ata e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme pa shprehur asnjëherë kritika. Angazhimi i të rinjve është dhe një nga arsyet pse LSI është kaq e suksesshme sa është sot”- shkruante gazeta gjermane. Sipas saj, pas rrëzimit të komunizmit në vitet 1990, në Shqipëri u ndërtua një shtet neoliberal me nivel të lartë korrupsioni. “Rreth 60% e të rinjve thuhet në shkrim duan që të largohet nga Shqipëria sepse nuk kanë perspektivë. Kurse 96% e tyre thonë se nuk janë përgjegjës për zgjedhjen e vendit të punës. Shumë shqiptarë janë krenar për faktin se janë shqiptarë, por kjo nuk u majfton që të jenë të lumtur që jetojnë në Shqipëri. Besimi te politika dhe shteti janë në nivele më të ulta. Edhe pse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike quhen si të kuqtë dhe blutë, ngjyrat duket se janë e vetmja diferencë mes tyre. Vendi ka shumë potencial, ky potencial mund ë gjendet te themelimi i LSI në vitin 2004 dhe organizata e saj rinore LRI”- shkruante gazeta.

 

blushi1_8

Fjalimi në Parlament

Blushi: 1000 ditët e Ramës: 100 ditë selfie, 200 ditë në avion, 300 ditë në stadium e 400 ditë në burg

“Rama ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg: Ilir Metën. Kete premtim Edi Rama do ta mbaje deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje”

Pas një periudhe qetësie verore, Ben Blushi u rikthye dje të flasë. Nga foltorja e seancës parlamentari deputeti rebel i PS argumentoi me shifra dhe fakte se pse 1 mijë ditët e qeverisë së Ramës ishin të dështuara. Sipas tij re vjetori i qeverisë nuk mund të shënjohej më shëmtuar se sa me aktin normativ që propozon ekzekutivi për shkurtime të shpenzimeve publike . “Cfarë ka ndodhur ne tre vjet? A ka njeri qe mund ta mbroje kete koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punes,se ka rritur ekonomine,se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume femije ne universtet,se ka garantuar shendetesine falas se ka ndryshuar modelin e te berit biznes,se ka nxjerre mijera njerez nga varferia dhe se ka rritur pagat apo pensionet’, tha Blushi.

Rradhitja

Në fjalën e tij Ben Blushi rradhiti të gjitha çështjet që sipas tij jo vetëm nuk kanë shënuar progres me qeverisjen “Rama” por theksoi ai, janë kthyer në problematika kryesore të shoqërisë shqiptare. Duke nisur me punësimin, Blushi nuk nguroi të ironizonte deklaratat e Blendi Klosit në kapmin veror të FRESSH për punësimin. “Parazitet veterane te Rilindjes qe folen se fundi ne kampet e lluksit ne Jale, perpara femijeve qe benin plazh thane se pothuajse e kemi arritur premtimin e 300 mije vende te punes. Materiali qe kemi sot perpara i paraqitur nga vete qeveria deshmon se papunesia ne vend, pas tre semetrave me rradhe ne ngritje, me ne fund eshte ulur me 0.8 per qind ne semetrin e fundit pra ne maj qershor. E megjithate, sipas ketij vleresimi ajo mbetet 223 mije vete”. Duke folur për varfërinë, Blushi theksoi se nga qeveria nuk është dhënë asnjë statistikë për këtë çështje. “Nje veteran i Rilindjes thote se kemi rritur ndihmen ekonomike. Ne fakt fatura sociale e Rilindjes eshte e persekutuara e madhe.Sa here ka shkurtime buxheti ajo copetohet dhe futet ne griresen e shpenzimeve publike. Por nese nuk e dini ju them une sa te varfer ka Shqiperia:400 mije vete qe jetojne 400 leke te vjetra ne dite,500 mije pensioniste qe jetojne me afro 100 euro ne muaj”. Më tej në fjalën e tij Blushi u përqëndrua tek arsimi duke folur edhe lidhur me problemin e maturantëve. “Degjoj ministren qe thote kemi ndryshuar rregullat e hyrjes ne universitete.Nga ky sistem i ri kam kuptuar vetem dicka:femijet nuk shkojne ne universitete ne baze te dijes por ne baze te aplikimit. Kjo qe po ndodh me arsimin ditet e fundit eshte nje teknike tipike e Rilindjes: te penalizon per ate qe di dhe te favorizon per ate qe dukesh. Pra humb shkollen per ato qe ke mesuar dhe e fiton per ato qe ke kerkuar”. Ndërkaq duke folur për ndërtimtarinë, deputeti i PS nuk nguroi të ironizonte fort shoë-n e qeverisë në këtë pjesë. “Cudija eshte se filmat mbi rruget e rilindjes jane me te gjate se vete rruget. A ka vend qe prodhon me shume kilometra filma per rrugetse me shume kilometra rruge. Ky eshte modeli i Rilindjes. Rilindja eshte aftesia per te krijuar efekt pa punuar. Aftesia per te krijuar zhurme pa kenduar. Aftesia per te shitur pa prodhuar”. Por sipas Blushit ka diçka që “Rilindja” sic e cilëson ai qeverinë “Rama” e ka bërë mirë ,: “Ky eshte vokacioni per te krijuar evokacion. Evokacioni eshte aftesija per te thirrur shpirtra apo fantazma permes nje rituali te caktuar. Sa here Rilindja ka nje problem kryen nje evokacion.Therret Saliun ne ndihme.Dhe natyrisht Saliu si njeri i papertuar qe eshte nuk refuzon.Ai pergjigjet dhe e sjell fantazmen e vet.Edhe sot kjo po ndodh ne kete kuvend. Shqiptaret e kane votuar Rilindjen per ti qeverisur,por ajo eshte kthyer ne nje ritual okult:therret fantazmat ne ndihme dhe keshtu huton njerezit derisa te mbarojne zgjedhjet. Ky eshte i vetmi ndryshim i Rilindjes me PD.Te dyja therresin ne ndihme Saliun sa here kane nje problem.Por njera e quan fantazem tjetra e quan shpirt”.

1000 ditët e Ramës

Në veçanti në fjalën e tij, deputeti Blushi u mor me bilancin e qeverisë “Rama” në këto tre vjet, ku nuk mungoi edhe batuta ironiko-sarkaiste ndaj kryeministrit. “Sot kjo qeveria ka kaluar 1000 dite ne pushtet. A e dini si ndahen 1000 ditet e Edi Rames? 100 dite ne selfi, 200 dite ne avion, 300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg. Edi Rama eshte marre shume me burgjet. Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve,ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje.E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim.Dhe kete premtim e mbajti.Me sukses.Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene. Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg. Ai edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim. Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu. Ka nxjerre deputete,kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre. Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret”. Por në fund të deklaratës së tij, Blushi u kujdes të hidhte në “treg public” edhe atë konspirim që është përfolur shpesh në media e gjetkë. “Me bindjen se burgu sherben per te nxitur reformat,gjate ketyre 400 dite pune e perditshme ne sherbim te sherbimit te burgjeve ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg:ky eshte Ilir Meta. Dhe kam pershtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese. Deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje. Megjithate ky nuk eshte me problemi im”, përfundoi Blushi.

 

berisha3-1

Berisha për universitetin e Çilit: Universiteti anti-europian ndan paratë me Ramën

“Kur erdhi në pushtet zotëria, bllokoi çdo doktoratë në sektorin publik. Shkoni në fakultetin juridik apo në atë të shkencave shoqërore dhe pyesni. 8 mln euro ka dërguar Rama në një universitet privat për ti ndarë me ta. Kur unë u ngrita në parlament, ngaqë lista e atyre që prisnin për doktoratë ishte bërë me kilometra të gjatë, çfarë bëri ky universiteti anti-europian, se emrin e ka europian por në fakt me praktikat që përdor është thellësisht anti-europian, sepse praktikat korruptive s’kanë asgjë europiane… Po, po, mbroj interesin publik unë këtu, s’mbroj interesin e kërkujt, s’më kap dot mua kush kurrë. 8 mln dollarë, ndanin nga 4 mijë euro për doktoratë, 8 mijë euro doktorata. Dhe ç’ndodhi kur i denoncova unë këtu? Ndodhi ajo që, pasi i kishte regjistruar nuk i pranoi gjysmën. Korrupsionin e keni shtrirë kudo e tani po e shtrini dhe në arsim po kjo është e tmerrshme dhe e neveritshme”.

 

topalli-rama

Përplasja në Kuvend për maturantët

Topalli: Reforma dështoi, përgjgegjës kryeministri. Rama: Jozefinë, gënjeve nga padija

Ish kryepalramentarja Jozefina Topalli iu drejtua me tone të ashpra shefit të qeverisë, duke i thënë se do mbahet mend si kryeministri që mohoi të drejtën për Universitet. Rama këmbënguli edhe njëherë se reforma po ndërton një sistem transparent dhe të meritës

Debati për çështjen e maturantëve, të cilët edhe pse me mesatare të lartë, nuk janë fitues në asnjë nga degët ku kanë aplikuar, zbriti ditën e djeshme në Kuvend. Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli kërkoi largimin e kryeministrit Rama pasi ai bëri reformën në arsimin e lartë, të cilën demokratët e cilësojnë të dështuar. Duke demostruar fotografinë e një maturanteje me mesataren 9 e cila nuk ka fituar të drejtën e studimit në asnjë fakultet, Topalli theksoi se nuk ka goditje më të rëndë për një 18 – vjeçar sesa ti thyesh ëndrrën. “Kjo është fotoja që po thyen rrjete sociale sot. Mund të ishte fëmija juaj. A e dini c’do të thotë të thyet një maturant. Nuk ka goditje më të rëndë për një fëmijë, për një maturant, sesa ti thyesh ëndrrën e tij. Dhe kjo përfaqëson ata qindra fëmijë 18 – vjeçarë, që sot janë të trishtuar, të dëshpëruar, në ankth. Por ju kryeministër duhet të reagonit sot.Nuk i them asnjë fjalë fjalë ministres se nuk e ka bërë ajo ligjin. Nuk ka pse të ikë ajo. Duhet të ikni ju, Rama, ju e keni bërë ligjin. Reforma ka dështuar,” –tha ajo. E menjëhershme ka qenë replika e kryeministrit Rama i cili  akuzoi Topallin se gënjeu nga padija. Ai tha se sistemi është transparent dhe maturanët futen në shkollë të lartë vetëm nga merita e tyre. “Unë e mirëkuptoj çdo maturant, çdo prind për shkakun tani që rrotulloni thikën në plagë dhe u thoni atyre se ngelën pa të drejtë studimi. As edhe një nuk ngelet pa të drejtë studimi nga ata që kanë aplikuar dhe që plotësojnë kushtet është thënë vazhdimisht që nuk do mbetet asnjë vend bosh. Ajo që është e sigurt është që universiteti publik ofron ekzaktësisht 25 mijë vende dhe ministrja të dha shifrën 22 mijë për aplikuesit në universitetet publike. Ky sistem është transparent dhe nga një anë i çliron tërësisht rektorët nga barra e telefonave nga thirrjet dhe kërcënimet. Në shkollë dhe në cilin vend të listës, të gjithë i fut vetëm merita e tyre. Më mirë ta lëmë me kaq Jozefinë që sot gënjeve nga injoranca, nga padija dhe unë po ta fal sot. Mbas 10 ditësh ata do të jenë në shkollë dhe ju do të jeni ngelësit në klasë,” – u kundërpërgjigj shefi i qeverisë.  Replikat vazhduan sërish, pasi ish kryetarja e Kuvendit, mori përsëri fjalën. Duke iu drejtuar Kryeministrit, Topalli tha se Rama do të mbahet mend si kryeministri që mohoi të drejtën për universitet. “Ishe më dobët se shefat e arsimit të Komitetit Ekzekutiv të dikurshëm. Por edhe aktori më i dobët nga rolet që ke luajtur gjatë këtyre tre viteve në Parlament. Kam vetëm një pyetje: Si ka mundësi që këta studentët e mirë nuk hyjnë në universitetet shqiptare dhe në Gjermani fitojnë? Ti do të mbahesh mend si kryeministër që u ke mohuar të drejtën për universitet dhe këtë nuk do ta harrojnë kurrë,” – nënvizoi deputetja demokrate.Në repikë ,Rama këmbënguli se ky është vetëm raundi i parë dhe reforma synon të ndërtojë një sistem meritokracie. “Nuk e prisja që të ishe kaq e dobët në përgjigje. Ndërkohë që procesi nuk ka mbarur dhe ta shpjegova me shumë dëshirë që raundi i parë ka mbaruar sepse kjo është reforma jonë për të ndërtuar një sistem arsimor të meritës,” – u shpreh Shefi i qeverisë.

Debati Topalli – Rama

 

Jozefina Topalli:Kjo është fotoja që po thyen rrjete sociale sot. Dhe kjo përfaqëson ata qindra fëmijë 18 – vjeçarë, që sot janë të trishtuar, të dëshpëruar, në ankth. Por ju kryeministër duhet të reagonit sot. Duhet të ikni ju, Rama, ju e keni bërë ligjin. Reforma ka dështuar.

Edi Rama: Ky sistem është transparent dhe nga një anë i çliron tërësisht rektorët nga barra e telefonave nga thirrjet dhe kërcënimet. Në shkollë dhe në cilin vend të listës, të gjithë i fut vetëm merita e tyre. Më mirë ta lëmë me kaq Jozefinë që sot gënjeve nga injoranca, nga padija dhe unë po ta fal sot.

Jozefina Topalli: Ishe më dobët se shefat e arsimit të Komitetit Ekzekutiv të dikurshëm. Por edhe aktori më i dobët nga rolet që ke luajtur gjatë këtyre tre viteve në Parlament. Duke treguar foton e asaj vajze dhe duke ditur shpirtin tuaj hakmarrës, unë kam frikë se ti atë vajzë do ta copëtosh. Si ka mundësi që këta studentët e mirë nuk hyjnë në universitetet shqiptare dhe në Gjermani fitojnë? Ti do të mbahesh mend si kryeministër që u ke mohuar të drejtën për universitet.

Edi Rama: Në vend që të merrje kohe dhe të verifikoje rastin. U ngrite e the se kam frikë për atë vajzën se ti do ta copëtosh.Unë nuk kam njohur shefa komitetesh në atë kohë. Nuk e prisja që të ishe kaq e dobët në përgjigje. Ndërkohë që procesi nuk ka mbarur dhe ta shpjegova me shumë dëshirë që raundi i parë ka mbaruar sepse kjo është reforma jonë për të ndërtuar një sistem arsimor të meritës.

 

LSI kritika MAS

Mehmetaj: Jo i drejtë aplikimi i kritereve të reja në periudhën e përfundimit të shkollës

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për situatën e krijuar me maturanët. Në një prononcim për mediat, deputeja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se një situatë e tillë, kërkon trasparencë të plotë. Mehemetaj, theksoi se ka pasur momente gjatë procesit që duheshin trajtuar me përgjegjshmëri të plotë, ndërsa renditi një sërë arsyesh që sollën këtë ngërç. “Një situatë e tillë mund të kapërcehet vetëm me një dialog të hapur dhe me transparencë të plotë për qartësimin e kësaj situate. Duke analizuar në tërësi procesin e deritanishëm dhe duke u bërë pjesë e këtij shqetësimi, vlerësojmë se ka disa momente të cilat duheshin trajtuar me përgjegjësi të lartë për të evituar konfuzionin dhe konfliktin e krijuar. Është një qëndrim jo i drejtë aplikimi i kritereve të reja në periudhën e përfundimit të shkollës së mesme. Kriteret për aplikimin në universitet duhet të ishin ato të vendosura që ditën e parë kur nxënësit filluan shkollën e mesme dhe rregullat e reja nuk duheshin bërë të vlefshme për ata që kanë filluar me një rregullore tjetër.Një nga arsyet që ka komplikuar më tej situatën është edhe mungesa e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve. Pasojat e këtij moskoordinimi i vuajnë të rinjtë gjimnazistë dhe familjarët e tyre të cilët po kalojnë nëpërmjet vështirësish të pamerituara. Kemi konstatuar gjerësisht një punë të dobët sa i takon informimit të gjimnazistëve për kriteret e reja. Duhet të ishte një detyrim për të gjithë stafin akademik informimi i vazhdueshëm dhe asistimi i nxënësve në përzgjedhjen e lëndëve, por edhe në plotësimin e saktë të formularëve,” – u shpreh ajo. Mehmetaj i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit dhe drejtuesit e shkollave të tregohen të hapur dhe të komunikueshëm. Deputetja e LSI-së  u kërkoi edhe maturantëve të jenë bashkëpunues, në mënyrë që të tejkalojnë këtë moment.

 

14183906_1640092352949437_2068709615525803174_n 14192754_1640092466282759_5794865074430540444_n 14202624_1088924717812178_4016892540808445254_n

Protesta para Parlamentit

Maturantët: Ndryshimi i sistemit na ka penalizuar,  të kthehet  sistemin meritë-preferencë

Maturantët protestuan  dje para parlamentit dhe tentuan të çajnë gardhin e policisë, ku janë përplasur me këtë të fundit dhe janë mbrapsur

Sejrie Baleta

 

Sërish ditën e djeshme me dhjetëra maturantë protestuan para Parlamentit, për të fituar të drejtën e studimit. Ata e kundërshtojnë sistemin e ri dhe  sipas tyre është shkaku kryesorë se pse ata nuk janë shpallur fitues. Reforma në arsimin e latë i ka penalizuar ata edhe pse shumica prej tyre kanë dalë rezultatet mjaft të larta nga shkollat ku kanë mbaruar studimet. Por ajo që u vu re gjatë protestat së djeshme ishte numri i lartë i forcave të policisë. Par më shumë se 30 minita thirrje dhe kundërshtime, maturantët me pankarta në duar i janë ofruar kordonit të policisë dhe kanë tentuar ta kalojnë atë.  Por ata nuk mundën ta kalonin rrethin e policisë edhe pse pati përplasje mes tyre dhe policisë ata janë zmbrapsur nga efektivët. Situata ka patur momente tensioni, ndërsa furgonët e policisë ishin përbri protestuesve Me parullat “Rikthim i sistemit-Meritë, preferencë”; “Dhunën studentëve, paratë klientëve”; “Lindita ka dështuar, reforma është rrëzuar” apo “Mos e shisni Universitetin”, maturantët të shoqëruar edhe nga prindër kanë kërkuar rikthimin e formulës së vjetër. Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e arsimit të lartë për tu pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10. Situata u tensionua dhe nxënësit u përballën me policinë për disa minuta pas një përpjekjeje nga ana e tyre për të bllokuar hyrjen e godinës së parlamentit duke kërkuar që ministrja e arsimit Lindita Nikolla t’i përgjigjet personalisht kërkesës së tyre për kthimin e sistemit të vjetër, sipas të cilit, maturantët me nota të larta kishin llogaritur të shpalleshin fitues në degët e preferuara

14237485_1640092636282742_926019738531900959_n

Maturantja

Një prej maturanteve, që vinte nga një shkollë në Kamëz, tregon se është me mesatare 9.4 por nuk e ka fituar atë degë që dëshironte.  Ajo tha se gjatë gjithë kohës ka munguar informacioni dhe se as vetë drejtuesit e shkollës nuk kanë ditur çfarë të thonë. “Jam me mesatare 9.4 kam fituar një degë që nuk e doja unë. E futa për të plotësuar numrin. Nuk jam vlerësuar ashtu siç duhet. Unë vij nga një shkollë e Kamzës dhe asnjëherë nuk jemi njoftuar ashtu siç duhet. Nuk janë zbatuar asnjëherë kriteret, asnjëherë nuk kemi qenë të qartë. Zonja Lindita Nikolla nuk na ka sqaruar asnjëherë as me deklaratat e djeshme. Nëse vazhdon kështu përzgjedhja, do shkojnë 10 raunde. Duam të drejtën tonë, të kthehet sistemi siç ishte, të marrim atë që meritojmë dhe duam. As 5 % e maturantëve në shkollën time nuk i kanë fituar degët. As drejtuesit e shkollës nuk kanë patur informacion”, tha maturantja. Të tjerë maturantë thonë se degët që ata kanë dashur janë zënë nga të tjerë maturantë edhe me mesatare më të ulët, për shkak të sistemit të ri. “Jam me mesatare 9.44 dhe nuk kam fituar në asnjë prej degëve që kam listuar. Askush nuk na ka informuar”. Maturantët kanë qëndruar para hyrjes së parlamentit në pritje të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila merr pjesë në seancën plenare.

14242491_1640092506282755_5019592368775968101_o

Maturanti

Jam me mesatare 9, nuk jam shpallur fitues në asnjë degë. Preferenca e parë ishte juridiku. Ky penalizim ka ardhur sepse ne nuk kemi pasur informacion për lëndët që duhet të bënim me zgjedhje në gjimnaz. Lëndët sociale janë zeruar. Kriteret e fakulteteve kanë dalë në qershor, pasi ne jo i kishim bërë zgjedhjet, por ishim gati të jepnim provimet e maturës. Unë nuk kam asnjë mundësi as në raundin e dytë, isha i 1900 me mesatare. Në raundin e dytë sado veta që të kalojnë, unë prapë nuk dal. Duhet të hiqet kriteri i Universitetit, mua më është zeruar lënda me zgjedhje. Çfarëdo që të ndodhë unë nuk dal fitues. Dhe pse dje Sekretari i Përgjithshëm i MAS po thoshte që mesatarja më e vogël e kapjes së juridikut ishte 8, ishte po prapë gënjeshtër. Kishte dhe me 7.6. Unë me 9 nuk arrita të kap gjë. Do vazhdoj protestat deri sa të ndërrohen kriteret e Universitetit, të paktën të Shkencave Sociale.

 Maturanti

Jam me mesatare 8.6 dhe kam kapur vetëm Arkeologjinë dhe një degë në një shkollë private. Ishin preferencat e fundit. Kjo është pasojë e mungesës së informacionit.Kanë filluar tre muaj para provimeve të maturës. Nuk kishim bërë preferencë për Psikologji-Filozofi-Sociologji, na penalizuan si grup lëndësh, u shumëzuan me 0.0. Ne me mesatare të lartë na penalizuan, kurse ato që ishin nga rrethet na kanë parakaluar, kanë kapur shkollën. Zgjidhja e vetme është që të kthehet sistemi i vjetër me preferencë, ose të hiqen ky grup lëndësh. Do fillojë raundi i dytë, por prapë stundetët nuk do kapin shkollë. Protesta do përshkallëzohet. Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë, pasi  po përjashtohen nga e drejta e studimit, duke e akuzuar Ministren Nikolla se po i oriention drejt Universiteteve private. Sipas tyre, takimi që është zhvilluar dje mes Ministres së Arsimit dhe maturantëve ishte i caktuar.

Maturanti

“Ata që ishin në takimin me Ministren ishin maturantë fitues dhe jo pjesë e maturantëve që protestuan dje”.  Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi të martën në mbrëmje duke deklaruar se listat nuk janë përfundimtare dhe se 24 mijë maturantë nga 27 mijë aplikantë do të mund të zënë një degë në universitetet shtetërore. Ankthi dhe paniku përfshiu mijëra maturantë menjëherë pas publikimit të listave nga ana e fakulteteve pasi shumë nxënës me mesatare mbi 9 nuk e gjetën veten fitues në asnjë fakultet. Ata pretendojnë se dhënia e përparësisë në shumë degë njëkohësisht të nxënësve me mesatare 9.8 e lart i ka penalizuar në fazën e parë. Maturantët thanë se ministria ka ndryshuar rregullat e llogaritjes së pikëve të gruplëndëve me zgjedhje, duke i barazuar lëndët e vështira me ato të lehta; si dhe i ka lënë mundësi universiteteve të zgjedhin se cilat lëndë do të vlerësojnë me më shumë pikë, por të gjitha këto pasi maturantët kishin plotësuar formularët. Ata e akuzuan ministrinë e arsimit se po i shtyn drejt universiteteve private dhe i kërkuan ministres Nikolla të kthejë sistemin meritë-preferencë, ku çdo maturant shpallej fitues në vetëm një degë.

foto-lajmi

Maturantja e dëshpëruar

Ishte kjo foto e cila u filmua gjatë ditës së djeshme në protestën e maturantëve. Në të duken qartë situata dhe dëshpërimi i maturantes. Maturantja është ulur në gjunë nga dëshpërimi  sepse nuk ka fituar të drejtën e studimit në shkollën që ajo dëshironte. Maturantja  me mesatare 9.8 protestoi përpara parlamentit pasi ndryshimet e fundit të llogaritjeve të pikëve nga Ministria e Arsimit nuk i kanë mundësuar të kapë fakultetin që dëshiron.  Siç e theksuam ishte dita e dytë e protestës së  maturantëve. Një ditë më parë ata protestuan para parlamentit ku dhe kërkuan që të jepte dorëheqjen ministrja Nikolla, ndërsa ditën e djeshme ata protestuan para parlamentit. Maturantet akuzuan  ministren  e Arsimit se ndryshoi në minutë të fundit mënyrën e llogaritjes së pikëve, duke lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të larta. Maturantët protestues mbanin në duar pankarta si “Universiteti i studentëve, jo i klientëve”, “Nuk jemi kavie laboratori”, “Rikthim i sistemit meritë-preferencë” dhe e shoqëruan protestën e tyre me thirrjet “turp” dhe fishkëllima ndaj deputetëve që po hynin në parlament. Protestuesit i bënë sërish thirrje ministres së arsimit Lindita Nikolla të japë dorëheqjen, pasi e quajtën të dështuar skemën e maturës së këtij viti. Maturantët vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për t’u bërë pjesë e auditoreve në universitet, pasi ndihen të penalizuar nga ndryshimi i rregullave të pranimeve.

Maturantët fitojnë në Gjermani

Dy maturantë nga gjimnazi Sami Frashëri, pjesë të një projekti gjerman dygjuhësh shkollimi, ishin pjesë e një grupi prej disa qindra nxënësish, të cilët u mblodhën të mërkurën për të protestuar përpara ndërtesës së qeverisë në Tiranë, pasi ishin lënë jashtë listës paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare. Pas një vendimi të marrë nga ministra e Arsimit gjatë muajve të verës, mesatarja e notave e të dy 18 vjeçarëve u rivlerësua nga 9.8 dhe 10.15 në 9.2 dhe 9.44. Për çudinë e tyre, edhe pse nuk janë përzgjedhur në listën paraprake të fituesve në universitetet publike shqiptare, atë kanë fituar të drejtën e studimi për mjekësi dhe arkitekturë në Gjermani. “Do të kishim dashur që mbi ne të aplikohej sistemi për të cilin ramë dakord kur filluam shkollën. Sistemi i ri është ndërtuar që të gjitha kuotat t’i jepen nxënësve me mesatare 9.8-10, por kriteret dolën pasi ne e mbaruam maturën” . Dy maturantët, të cilët refuzuan të identifikoheshin me emër duke pasur frikë se mund të kenë pasoja nga autoritetet, ishin pesimistë që publikimi i raundit të dytë të listave të fituesve do ta zgjidhte problemin e tyre, duke nënvizuar që përsëri do t’i jepej mundësi zgjedhjeje një numri te vogël fituesish. Publikimi i listave jopërfundimtare të fituesve në universitetet shqiptare në fillim të kësaj jave, u shoqërua nga paniku i mijëra maturantëve që nuk rezultuan fitues të asnjë dege, pavarësisht mesatares së lartë dhe notave të mira të tre viteve. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi të martën në mbrëmje duke deklaruar se listat nuk janë përfundimtare dhe se 24 mijë maturantë nga 27 mijë aplikantë do të mund të zënë një degë në universitetet shtetërore. “Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve,” shtoi Nikolla në një takim me nxënës të hënën. Skema aktuale e ndan peshën e pikëve në 50 për qind, në mesataren e tre viteve të shkollës dhe atë të provimeve të maturës dhe 50 për qind në mesataren e gruplëndëve të avancuara. Nxënësit thonë se heqja e mesatares së ponderuar, që u kthye në mesatare aritmetike ka ulur në mënyrë drastike pikët e tyre dhe ndryshimet e vlerësimit të lëndëve të avancuara kanë barazuar peshën e lëndëve të vështira me atë të lëndëve më të thjeshta.

Prindërit të shqetësuar

Protestës së maturantëve iu bashkuan edhe prindërit e tyre. Nëna e një nxënëseje të gjimnazit “Ismail Qemali” u shpreh shumë e shqetësuar për dëmin psikologjik të dështimit të sistemit mbi vajzën e saj. “Që prej daljes së listave, vajza ime është trishtuar aq shumë saqë nuk i pushojnë lotët. Disa nga shoqet e saj madje kanë filluar të përdorin ilaçe antidepresioni,” tha prindi i maturantes. “Një vit më parë, vajza më e madhe fitoi pa asnjë problem degën që dëshironte, falë sistemit meritë-preferencë. Vajza e dytë sot, një nxënëse e shkëlqyer lihet jashtë çdo fakulteti,” shtoi ajo. “Jam shumë e zhgënjyer nga arsimi në Shqipëri dhe i kërkoj institucioneve të ndërhyjnë për të mos lejuar shkatërrimin e ëndrrave të këtyre nxënësve që kanë mësuar për 12 vite në mënyrë të vazhdueshme” përfundoi ajo. Të tjerë prindër i tha se skema aktuale i detyron familjet shqiptare të shtrëngojnë rripin dhe t’i çojnë fëmijët drejt universiteteve private për të mos i privuar ata nga dega e tyre e ëndrrës, të cilën shteti nuk ia ofron. “Fëmijët tanë i janë përkushtuar mësimeve për vite me radhë sepse e dinin se merita do t’i jepte të ardhmen që ëndërronin, pasi gjendja jonë financiare nuk e përballon dot arsimin e tyre në privat,” tha për prindi i një maturanti. “Tashmë duket se i gjithë ky dështim ka synim të vetëm drejtimin e nxënësve nga universitetet private,” shtoi ai. Të tjerë, si dy studentët e programit dygjuhësh në shkollën e mesme Sami Frashëri, zgjidhjen e shikojnë vetëm duke u larguar jashtë vendit për të studiuar. “Do të përpiqemi ta ndërtojmë jetën tonë jashtë Shqipërisë sepse nuk shohim asnjë stimul për rininë këtu,” i thanë ata.

 

 studente

Studentët e Diasporës

Hiqet tarifa e lejes së qëndrimit të tyre në Shqipëri

Studentët shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia përjashtohen nga tarifa e shërbimit për lejen e qëndrimit. Amendimi i nenit 105 të ligjit “Për të huajt” ishte një nismë e Ministrisë së Brendshme që hoqi tarifën e lejes së qëndrimit për studentët me kombësi shqiptare. Tarifa e lejes së qëndrimit ishte 100 mijë lekë të vjetra. Nisma ndikon pozitivisht në rritjen e mundësive për shtetasit me përkatësi etnike shqiptare në vendet fqinje, për ndjekjen e studimeve në gjuhën shqipe pranë institucioneve arsimore shqiptare. Ajo është në koherencë me rritjen e kuotave për studim për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve. Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përafruan më tej me legjislacionin e Bashkimit Evropian, disa aspekte të trajtimit të të huajve në Shqipëri, përfshirë ata me përkatësi etnike shqiptare. Kjo do të thotë se të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, apo shtetasit (shqipfolës) e përkatësive etnike shqiptare të Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që jetojnë Shqipëri për qëllime studimi, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi.  Ndryshimet në ligjin “Për të huajt” përafruan më tej me legjislacionin e Bashkimit Evropian, disa aspekte të trajtimit të të huajve në Shqipëri, përfshirë ata me përkatësi etnike shqiptare.  “Nisma ndikon pozitivisht në rritjen e mundësive për shtetasit me përkatësi etnike shqiptare në vendet fqinje, për ndjekjen e studimeve në gjuhën shqipe pranë institucioneve arsimore shqiptare. Ajo është në koherencë me rritjen e kuotave për studim për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve”, sqaroi Ministria.

 

Universitetet zyra informimi

MAS: Ja ku duhet të informohen maturantët për paqartësitë

Ministria e Arsimit ka vendosur që të ngre në çdo fakultet të vendit zyra informimi për maturantët dhe procesin e përzgjedhjes dhe aplikimeve të tyre për në universitet. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat,  ka ftuar të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura që ti drejtohen këtyre zyrave për çdo sqarim.
Ja njoftimi për shtyp i MAS
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se pranë fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë janë ngritur dhe funksionojnë zyrat e informimit të maturantëve të cilët janë të ngarkuar të informojnë çdo maturant për procesin e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 – 2017. Ministria e Arsimit dhe Sportit fton të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me procesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura në institucionet e arsimit të lartë të drejtohen në këto zyra informimi për të sqaruar çdo paqartësi.