Parashikimi i motit sot

0
209

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të mbetet situata e motit në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të lartë në zonat malore jugore dhe juglindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira të karakterit lokal.

Parashikohet që gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës shirat të largohen nga i gjithë territori i vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rënie në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet, dallgëzim deri në 3 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency