Monica Bellucci: Jam 52 vjeç, e kam të vështirë të bëj seks pa provuar dashuri

0
555

Paris Match nxjerr në pah erotizmin e rafinuar të Monica Belluci.

Artistja është shfaqur nudo dhe përtej një imazhi sensual ku shfaqet nudo në ujë, ajo tregon edhe raportin e saj me seksin në moshën 52 vjeçare. Seti fotografik vjen në prezantimin e filmit të Emir Kusturica në Venecia 73, ku ajo është protagoniste.

‘Dëshira nuk shuhet kur njeriu plaket’, ka treguar artistja, ‘kur je i ri ke një dëshirë hormonale primare. Të gjithë lëviz nga impulset. Me kohën seksi bëhet me refleksiv duke u përzierë me dashuri. Sot e kam të vështirë të bëj seks pa provuar dashuri’.

Për sa i takon meshkujve ajo thotë: ‘Ka diçka erotike tek meshkujt me eksperiencë’.

Artistja më pas ka folur për filmin ‘On the Road Lattea’, që është në konkurrim në Lido të premten 9 shtator. ‘Është një histori e bukur dashurie, që ndodh gjatë luftës në Ballkan, në vitet 1990 dhe 1994. Janë dy njerëz që kanë humbur gjithçka dhe nuk kanë çfarë të humbin më’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency