Korrupsioni në arsim, arrestohet mësuesi që merrte lek pë të rregjistruar nxënësit në shkollë

0
172

Policia e Tiranës ka ndaluar mësuesin e shkollës së mesme ndërtimore “Karl Gega” të Tiranës, pasi akuzohet për korrupsion.

Ndalimi i 36-vjeçarit Erjon Çutra u bë pasi në datën 07.09.2016 në emisionin investikativ “Stop”, në televizionin Klan, janë paraqitur filmime të veprimeve korruptive të kryera prej tij ku në këmbim të marrjes së përfitimit të paligjshëm në vlerën 30.000, mundësonte studentëve rregjistrimin prane shkollës “Karl Gega”, megjithëse ata nuk plotësonin kriteret e vendosura nga drejtoria e kësaj shkolle.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency