Berisha -Lindita Nikollës: Jep dorëheqjen lojtare e keqpërdorur!

0
197
SEANCE PARLAMENTARE - Ish kryeministri Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Former Prime Minister Sali Berisha, Prime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during a parliamentary session.

Lindiat Nikolla vetëm tundte kokën dhe nuk kthente asnjë përgjigje kur Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, në sallën e parlamentit. Duke e fajësuar për kaosin në arsimin e lartë, ish kryeministri kërkoi dorëheqjen e Lindita Nikollës, të cilën e quajti një lojtare të mjerë dhe të keqpërdorur.

“Ti dhe arsimi jeni dy gjëra të ndryshme, mire është të konsiderosh dorëheqjen immediate, të kërkosh të bëhet procesi nga e para dhe t’i nxjerrësh maturantët nga ankthi ku i ke futur” u shpreh Berisha në Kuvend.

Berisha tregoi se kur ishte kryeministër i kishin kërkuar t’i rriste kuotat dhe mesataren bazë në të cilën të pranoheshin maturantët në Universitetet Publike, por këtë nuk e kishte pranuar.