Aksident me pasojë vdekjen në Lac, furgoni përplas motocikletën

0
272

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras – Laç, ku një mjet tip furgon përplasi një motor dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi.

Bëhet me dije se furgoni me targë LA 3542 A që drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotor që drejtohej nga shtetasi Zamir Tuga, 23 vjeç,  banues në Gjormë – Kurbin.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.09.2016, rreth orës 19.05, në aksin rrugor Laç – Mamurras, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Mjeti furgon  me targë LA 3542 A që drejtohej nga shtetasi Vasfi Kërtulla , 47 vjeç, banues në Laç, është përplasur me mjetin çiklomotorr që drejtohej nga shtetasi Zamir Tuga, 23 vjeç,  banues në Gjormë – Kurbin.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi Zamir Tuga i cili u dërgua në Qendrën e Traumave Tiranë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku më pas ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit furgon, shtetasi Vasfi Kërtulla është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për proçedurat e mëtejshme të arrestimit.

Grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency