Tjetër skandal korruptiv, me 300 mijë lek futesh në shkollë pa mesatare

0
251

Nëse në Shkodër për 100 euro merrje provimin, në Tiranë, në Shkollën e Mesme Profesionale “Karl Gega” , me 300 mijë lekë mund të regjistrohesh pa asnjë problem.

Përmes një kamera të fshehtë, “STOP” dëshmon qartë korrupsionin që ndodh në këtë shkollë, ku ndonëse regjistrimet në disa degë janë të mbyllura prej kohësh për shkak të plotësimit të numrit të planifikuar, në këmbim të 300 mijë lekëve nxënësve “iu bëhet një vend.”

Kjo ndodh në një kohë kur nxënës të cilët i plotësojnë kriteret nuk regjistrohen dot për shkak të plotësimit të kuotave.

Bisedat:

Mësuesi : Hajde!

Qytetari: Presor hë mo?

Qytetari: E solla këtë unë.

Mësuesi: Po çertifikatën, apo..?

Qytetari: Për çertifikatën the kur të vi.

Qytetari: Fola me të shtëpisë.

Mësuesi: Hë?

Qytetari: Për punën e asaj, për punën e lekëve.

Qytetari: Në qoftë se vjen babi, s’ke për t’i thënë!

Qytetari: Nuk… marrë asnjë lekë.

Mësuesi : Si si ?

Qytetari: Mund të vijë babi.

Mësuesi: Hë?

Qytetari: Mund të pyesi, ku i more lekët ? Si ia bone? Si? Qysh…?

Qytetari: Se janë shumë (lekë) o burrë!

Mësuesi: Po, ç’lidhje ka babi mo?!

Qytetari: A kupton?  Po shumë (lekë) o burrë. Shumë lekë janë !

Mësuesi: Xxxx tani, unë këtë pot a bëj ty.

Mësuesi: Se ky nuk ka shanse, se është… si degë.

Qytetari: Po këto kriteret kush i ka humbur? (mesatarja) 7.5 e këto?

Mësuesi: Xxx do të lej fare.

Qytetari: Po jo mo burrë, jo.

Mësuesi: Tani çfarë të të them unë ty?! Unë, po ta bëj ty.

Qytetari: E marr vesh e marr.

Mësuesi: Nuk ka shanse se është mbyll.

Mësuesi: Është nji me (mesatare ) 7.7 edhe s’e fusin. Ky që ishte këtu në korridor.

Mësuesi: Ky që qe me çunin.

Mësuesi: E ka me  (mesatare)7.7  edhe s’hyn.

Mësuesi: Kot dmth ik e shko e pyete kot.

Mësuesi: Thuaji pse ke ardh këtu edhe shif.

Mësuesi: Është me 7.7.

Mësuesi: Nuk hyn sepse nuk ka më.

Mësuesi: Tani, mos e sqaroj më shumë.

Mësuesi: Tani, a po më dëgjon mua një sekondë?

Qytetari: Po.

Mësuesi: Prit, kam me të tregu se kush është. A ishte..nji..burrë këtu, me çunin?

Qytetari: Po, poshtë.

Mësuesi: Këtë fute këtu edhe hy vetë në “konversacion” (bisedë), siç e ke tipin ti dhe ça do të të thotë.

Mësuesi: Është me (mesatare) 7.7 d.m.th edhe nuk hyn.

Mësuesi: Ik, shko pyete edhe hajde prapë!

Mësuesi: Unë po them se s’hyn. Na!

Qytetari: Të marr vesh o burrë.

Qytetari: Të mbarojmë punë.

Mësuesi: Po ik e pra tashi…

Mësuesi: Tashi ça të të them unë?!

Mësuesi:  Unë po të them kështu, ti thua kështu.

Mësuesi: Është me 7.7.

Qytetari: Numëroi se është gjynaf!

Mësuesi: Është me (mesatare) 7.7 dhe mos e ki merak fare.

Mësuesi: Sa janë mo?

Mësuesi: Sa janë ?

Qytetari: Sa janë?

Qytetari: Prit, prit, prit!

Qytetari: Prit se lashë nam!

Mësuesi: Është me 7.7.

Mësuesi: Bëj si të duash, nuk është problem.

Mësuesi: Ça do bësh?

Qytetari: Të marr vesh o të marr vesh, s’kam si ia bëj.

Mësuesi: Çunit thuji suksese edhe…

Qytetari: Jo, po është e sigurtë tani? Si…?

Mësuesi: Me 13 fillon shkollë.

Qytetari: E sigurt!

Mësuesi: Hë mo ik tani o burrë, mo ma. E sigurt, thotë!?

Mësuesi: Unë them ik.

Qytetari: Presor, faleminderit!

Mësuesi: Hajt kalofsh mirë!

Qytetari: Respekte

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency