Studimi/Dembelët janë më inteligjentë se ata që punojnë

0
239

Nëse i përkitni komunitetit të njerëzve përtacë, me siguri që shpeshherë e keni dëgjuar frazën se përtacët nuk janë persona të suksesshëm.

Mirëpo, duket që nuk është kësisoj. Një studim i ri i publikuar në The Independent sugjeron se individët më pak aktivë, apo të njohur si “dembelët/përtacët”, janë më të mençur sesa ata që vazhdimisht janë aktivë.

Zbulimet nga studimi me bazë në SHBA duket se e mbështesin idenë që njerëzit me nivele të larta të inteligjencës mërziten apo lodhen më ngadalë, gjë që i shpinë ata të shpenzojnë më shumë kohë duke menduar, ndërsa personat tjerë mërziten apo lodhen më lehtë, gjë që i shpinë ata ta plotësojnë kohën me aktivitet fizik.

Pra, studimi implikon se duhet të ndjehemi më komod kur humbin në mendimet tona pa e ndjerë nevojën të kryejmë detyra tjera gjatë të njëjtës kohë. Por, duhet të kemi kujdes që të mos përsëritet shumë, pasi si çdo gjë tjetër e tepërt, kjo mund të kthehet në shprehi të keqe.

Prandaj, këtë javë, nuk duhet të ndjeheni fajtor që nuk jeni zgjuar në ora 5 të mëngjesit dhe nuk i keni vrapuar 5 apo 10 kilometra si të tjerët.

Ndoshta më mirë është për ju që atë kohë ta shpenzoni në shtrat duke menduar rreth ditës apo ta planifikoni orarin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency