Nuk kam para, por kam muskuj

0
304

Hulumtimi ka treguar që numri i spornoseksualëve është në rritje në tërë botën.

Që para dy vjetësh ka hyrë në fjalor termi spornoseksualëve, me të cilin shënohen pjesëtarët e gjinisë mashkullore të cilët pompojnë muskujt për t’u dukur si yje porno apo yje sporti.

Shumica kanë menduar që fjala është për fenomenin i cili nuk do të mbijetojë. Megjithatë, hulumtimet tregojnë që numri i spornoseksualëve është në rritje në tërë botën.

Lideri i hulumtimit Dr. James Hakim thekson që ngritja e tyre ka lidhje me krizën financiare e cila për meshkujt është goxha e rëndë që të arrijnë statusin e simbolit, si p.sh. veturat dhe punët e paguara shumë.

Fjala spornoseksual lind nga bashkimi i fjalëve sport dhe porno. Një tip spornoseksual formon trupin si objekt dëshire dhe i pëlqen ta tregojë atë nëpër rrjetet sociale dhe të grumbullojë partnere seksuale me anë të fizikut të bukur.

“Është një tendencë e përhapur tek meshkujt e rinj. Krahasohen me njëri-tjetrin. Shikoni Cristiano Ronaldon, autoekzaltimin e tij trupor. Spornoseksuali kërkon të dëshirohet prej trupit të tij, jo më prej veshjeve të tij”, shpjegon gazetari britanik, Mark Simpson.

Simpson është ai që ka shpikur termin metroseksual, term që tregon meshkujt të cilët janë shumë të kujdesshëm për pamjen e tyre të jashtme dhe për ndjekjen e modës./telegraf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency