Vjedhje në urban, djali i fut duart vajzës në çantë, por ja çfarë ndodh

0
303

Një vjedhje ka ndodhur në autobusin e Qytet Studenti pasditen e sotme. Një djalë ka tentuar të vjedhë një vajzë, duke futur duart në çantën e saj. Ai i ka marrë portofolin, por për shkak të frikës, i ka rënë nga dora dhe vajza ka reaguar menjëherë duke dhënë alarmin në urban.

Kanë qenë të pranishmit në urban dhe fatorinoja, ata që kanë bërë të mundur ndalimin e autorit deri në mbërritjen e Forcave Shqiponja./JOQ