Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodër/ Kamerat e fshehta, pedagogia: 100 euro për të marrë një provim

0
235

Studentët janë shtresa më e pa favorizuar dhe ndoshta shpesh herë është abuzuar në kurriz të tyre. Por për të vërtetuar padrejtësitë dhe korrupsionin që ka kapluar universitete e vendit vjen dhe denoncimi i bërë në emisionin investigativ “STOP”. Një studenteje në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës i janë kërkuar para që të marrë një provim. Mjaftojnë ‘vetëm’ 100 euro dhe në  Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për të marrë një provim nuk ka nevojë të qëndroni gjithë ditën mbi libra. Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e Biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së Profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar. Në kameran e parë të fshehtë studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8 –të.

Studentja 2: Mundem Profesoreshë?

Profesoresha: Si e ke emrin?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Studentja 2: Master profesional

Profesoresha: Ku, ça viti ke kry ti?

Studentja 2 : Para një viti i takon, se nuk kam hyrë direkt në master. Mu djeg diploma.

Profesoresha: Siii?!

Studentja 2: Ma djegu profesoresha Erjona…

Profesoresha: Me tamam?

Studentja: Po. Më tha ke marrë provimin, e në sekretari ma çoi 4.

Studentja 2: Tani kam nevojë me mund me më ndihmu profesoreshë.

Studentja 2: Të paktën një 8 ose një 9 sa duhen?

Studentja 2: Për Zotin dua veç ta kry se kam një dasmë në fund të muajit.

Profesoresha: Është situate shumë e sikle… E kam një fije situatën…

Profesoresha: Është një fije situatë e sikletshme, por pa 100 euro s’mundesh me e marrë.

Studentja 2: A ti jap këtu?

Studentja 2: Notën?

Profesoresha: Prit një sekondë, 8… si e ke emrin ti?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Profesoresha: Ok

Studentja 2: Në rregull profesoreshë, do shihemi në provim, pafshim!

Edhe në rastin e dytë, studentja paguan sërish shifrën prej 100 eurosh dhe në vetëm pak minuta bisedë e mer atë me sukses.

Studentja: Profesoreshë, mundem?

Proferoresha: Po

Studentja: Erdha me diskutu pak për provimin.

Profesoresha: Po. Ça kishe, fol!

Studentja: Kisha pas qejf me më ndihmu pak në provim, se edhe mundësitë…

Studentja: Kisha qejf me mund me e marrë, shkurt muhabeti.

Profesoresha: 100 euro është.

Studentja: Në rregull.

Studentja: Po ai është problemi, sa me e kry…

Profesoresha: Se mos kalon kush…

Studentja: Mirupafshim, kalofshi mirë!

Profesoresha: Prit, shënoje emrin…

Profesoresha: Ke unë ke besim xxxx ëëë?

Studentja: Prite Zot! Nuk është hera e parë moj, kam qenë, këtu jam unë…

Profesoresha: Po jo, është pak e sikletshme.

Studentja: Faleminderit profesoreshë prej teje, mirupafshim!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency