Studentja Tara Dalyntara nga Tajlanda ka fotografuar momentin e çuditshëm kur një pulëbardhë u mundua t’i “grabiste” asaj akulloren.
Tara, 23 vjec, ndodhej në një ekskursion në Brighton të Anglisë dhe ka mbetur e mahnitur kur akullorja që po e mbante në dorë iu kafshua nga shpendi.
Megjithatë, ajo ia ka dalë të fotografoj këtë moment, që i ka lënë shumë përshtypje.
“Desha të tregoja rrjete sociale, akulloren dhe peizazhin e bukur para meje. Por, kjo më la më shumë mbresa sepse është diçka që nuk ndodhë shpesh”, ka shkruar Dalyntara.