Nënë Tereza dinte të shkruante shqip, kjo është letra për popullin shqiptar (FOTO)

0
436

Një letër e Nënë Terezës është zbuluar nga arkivat dhe daton në vitin 1979. Nënë Tereza në atë kohë ishte në Oslo dhe dërgonte një letër për popullin shqiptar, duke u dhënë fund spekulimeve se nuk dinte të shkruante shqip.

“Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum i luti Zotin që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shume për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”, shkruhet në letrën që mban datën 10/12/79, Oslo.

Në një tjetër foto të publikuar nga Ministri e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në prag të shenjtërimit të saj, Nënë Tereza shfaqet e veshur me kostum popullor të Prizrenit, kur ishte vetëm 16 vjeç. “Gonxhe Bojaxhiu 16 vjeç me kostum kombëtar të Prizrenit”, shkruhet në etiketimin e fotografisë.

Nene-Tereza-Letra

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here