Kokainë dhe kanabis në Elbasan, arrestohet 21-vjeçari që i kishte fshehur në makinë

0
161

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar në makinën e të cilit u gjet kokainë dhe kanabis. I arresturi është Klandiment Çekrezi, banues në qytetin e Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme, pas kontrollit në mjetin tip “Suzuk” me targa AA 766 MY dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here