Balerina e clubeve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në burg pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46 vjecari me të cilën kaloi natën, tregon të vërtetën e saj lidhur me ngjarjen. Vajza, që njihet si Kristjana Saxobeat, u ndalua nga policia, pasi u denoncua nga Lendi Stefani, për vjedhjen e “iPhone 6 plus”, thotë se akuza nuk është e vërtetë. Vajza 18vjeçare, në një status të fundit në “Facebook”, pretendon se biznesmeni në fjalë u dashurua marrëzisht pas saj dhe për t’i treguar këtë dashuri i bënte dhurata. Ajo thotë se edhe “Iphone 6 plus”, për të cilin u prangos, ishte dhuratë nga ai.
Sipas saj, 46-vjeçari u nervozua nga fakti që ajo nuk i kthente vëmendjen e për këtë arsye erdhi edhe denoncimi. “Kurrë nuk më ka munguar aparati celular, sepse jam rritur mes të mirave, duke përfshirë çdo gjë, në kuptimin e plotë të fjalës”, tregon Kristjana Saxobeat.
Më tej balerina shpjegon se, “L.S. u dashurua marrëzisht pas meje, saqë ai mund të më falte prona, makina etj.. Ai ia nisi mbarë me një dhuratë shumë të vogël, si ‘Iphone6s Plus’, gjë që mua nuk më bëri përshtypje, por e pranova me kënaqësi thjesht për të mos e ofenduar. Pasi unë nuk i përgjigjesha më, ai vendosi të shkonte në rajon duke më bërë një denoncim, duke menduar që do më bënte për vete, ose ndoshta nga inati ai shpiku dhuratën si emërtim ‘vjedhje’”.