“Do ta luaj kete sezon te 25-te me deshiren e perhershme, per te dhene gjithcka per ekipin e Romes e per te kenaqur tifozet tane, pasi e meritojne”.
Keshtu eshte shprehur Francesco Totti ne nje leter te publikuar ne rrjetet sociale. Romanisti me N.10 thekson se “sezoni i tij i 25-te si profesionist me fanellen e AS Roma koincidon me nje moment te rendesishem te jetes se tij: 40-vjetorin qe do ta festoje ne 27 shtator.
“Me presin sfida te rendesishme dhe perspektiva te reja dhe une jam gati t’i perballoj. Deshiroj qe te jete ne sezon special. Per mua dhe per gjithe tifozet”, shprehet legjenda e Romes, Totti.