Gjashtë shenja që një ish-i nuk ju harron

0
153

Nëse dëshironi ta filloni nga e para lidhjen tuaj dhe nëse dikush ju imponohet se me të vërtetë ju dashuron, ne ju sjellim shenjat e qarta, të cilat tregojnë se ish i dashuri juaj me dëshirë do të ishte përsëri bashkë me juve.

Pasi që të keni përjetuar traumat që shfaqen si pasojë e ndarjes, gjërat do t’i shikoni më qartë.

Nëse edhe më tutje nuk keni përfunduar me lidhjen e së kaluarës e edhe më tutje ushqen ndjenjat për ish të dashurin tuaj, ne ju paraqesim gjashtë shenjat e qarta që tregojnë se edhe ai dëshiron t’i ktheheni përsëri. Lexoni këto shenja dhe merrni vendimin e duhur për sa i përket të ardhmes suaj.

Pa marrë parasysh a dëshironi t’ia filloni lidhjes nga e para apo dëshironi ta përfundoni tërësisht, dekodoni sjelljet e ish të dashurit tuaj, sidomos nëse sillet në afërsinë tuaj.

1.Shoqet ju tregojnë se pyet për ty

Nëse kjo do të ishte interesim aty për aty, shoqet nuk do t’ju tregonin. Nëse shpesh interesohet për juve edhe pasi kriza e ndarjes të ketë kaluar, me siguri se edhe më tutje mbetet i interesuar për juve dhe se ndjen ende diçka për juve.

2.Shfaqet në vendet ku shkonit së bashku

Nëse ish i dashuri juaj vazhdon të shfaqet në vendet e preferuara ku shkonit së bashku dhe ia përkujton vetes gjërat, të cilat i keni bërë së bashku, ka mundësi se edhe më tutje nuk ju ka harruar dhe se edhe më tutje ju dëshiron pranë vetes. Shumica e atyre meshkujve që do dëshironin ta harronin të dashurën e tyre kurrë nuk do të shkonin në vendet që kanë qenë së bashku.

3.Flet për periudhën e pas-ndarjes, madje pa e pyetur kush

Meshkujt një gjë të tillë shpeshherë e bëjnë pa vetëdije, vetëm e vetëm që ish e dashura e tij edhe më tutje të ketë ndikim në jetën e tij, jetë në të cilën ajo fare nuk është e pranishme. Rëndësi për të ka mendimi i saj për sjelljet dhe stilin e tij, pa marrë parasysh se ata më nuk janë bashkë.

4.Thotë se i mungoni familjes së tij

Është bukur nëse familja e tij pyet për ju dhe ju përmend në aspektin pozitiv, por kjo jua bën me dije se edhe ai do të dëshironte që përsëri të jeni bashkë dhe të jeni pjesë e jetës së tij. Nëse ju thotë se po i mungoni atij kjo do të ishte e rrezikshme, prandaj përdor familjen e tij si mjet të përsosur për t’i shprehur ndjenjat e tij.

5.Ju dhuron komplimente

Komplimentet janë shenjë se dikujt po i pëlqeni dhe se ju kushton vëmendje. Nëse ish i dashuri juaj ka plot gojën falënderime dhe komplimente për juve, me siguri se dëshiron që me juve të jetë më shumë se shok.

6.Sa herë që ju takon, ju shikon në sy

Kontakti vizual flet shumë. Nëse ish i dashuri nuk ju shikon në sy, do të thotë se gjërat kanë ndryshuar. Vetëm ata meshkuj që nuk ndjejnë ndjenjën e fajit dhe nuk kanë pse të turpërohen mund të mbajnë kontaktin me sy me minuta të tërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here