100 mijë persona do ndjekin live shenjtërimin e Nënë Terezës

0
146

Është parashikuar se nesër më datë 4 shtator mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.

Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm. Drejtori i Qëndrës televizive të Vatikanit Stefano D’agostini ka informuar gazetarët se 9 telekamera të fuqshme do të realizojnë transmetimin televiziv të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Sinjali televiziv i Selisë së Shenjtë do të jetë i lidhur ditën e dielë me 120 ente televizive në botë e do të transmetohet në mondovison me komente në gjuhën angleze, franceze e spanjolle. Në kontinentin e Azisë kjo meshë do të tramsmetohet me sistemin e HD (High Definition). Gjithashtu ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës mund të ndiqet live streaming në kanalin youtube te qëndrës televizive të Vatikanit.

Një risi e këtij eventi, i vënë në dispozicion nga Qëndra Televizive e Vatikanit është projekti “Unë isha” i cili mundëson një ditë pas zhvillimit të ceremonisë, imazhe panoramike me cilësi mjaft të larë të gjithkujt që ka qënë i pranishëm në sheshin e Shën Pietros e dëshëron të gjej veten. Kjo mrekulli u vërtetua nga Komisioni i Cështjeve të Shenjtërimit në Vatikan e qe mjaft përcaktues në shpalljen e Nënë Terezës Shenjtëri. Përsa i përket rregullave të sigurisë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan, Greg Burke, u shpreh se në Vatikan po zbatohen rregullat e sigurisë së lartë, “Rruga e Pajtimit”, ajo që lidh qytetin e Romës me shtetin e Vatikanit, është e mbyllur e po punohet për të garantuar sigurinë e plotë të pjesëmarrësve në këtë ceremoni.standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here