Partia Demokratike ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.
“Me emra të përveçëm, Partia Demokratike rënditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë.
Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjes e zgjedhjeve në Dibër.
Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë mendjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale”, thuhet në deklaratën e bërë nga PD.