Vetëvritet me armë gjahu 23-vjeçari nga Vau i Dejës

0
213

Gjendet pa jetë në banesën e tij një i ri në Vaun e Dejës. Sipas të dhënave të para të policisë, sot rreth orës 05.26, në fshatin Shelqet Vau Dejës, shtetasi Mark Prendi, 23 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten.

“Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Mark Prendi, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu (çifte) në banesën e tij”- njofton policia.

Sipas saj, në trupin e viktimes eksperti mjeko-ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, veç ato të shkaktuara nga vetvrasja.

Nga deklarimet e familjarëve rezultoi se viktima ka pasur probleme të shëndetit mendor. Vijojnë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here