Godet me shkop kushëririn, arrestohet 25-vjeçari nga Shijaku

0
181

Në pranga përfundoi Altin Meta, 25 vjeç, banues në Sallmone të Shijakut.

Një ditë më parë i riu ka goditur me shkop në kokë 41 vjeçarin A.Meta, banues po në këtë fshatit. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së lumit Erzen pas një konflikti për motive të dobëta.

“Shtetasit e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin. Shtetasi A.M. ka kërcënuar me thikë vëllain e të arrestuarit, shtetasin B.M. 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ndaj të cilit filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here