Gazetarja Ramës: Laj gojën me zbardhues rrobash kur të flasësh për Shkodrën

0
320

Debati i ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi është komentuar nga gazetarja shkodrane Kozeta Turishta.

Ajo ka reaguar e revoltuar ndaj sjelljes së Ramës në Shkodër gjatë inagurimit të stadiumit “Loro Boriçi” duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakes Ademi.“Ti mor surrat kur të përmendësh Shkodrën, dhe kreun e Bashkisë Shkodër, të them të lash gojën mirë përpara, mundësisht me zbardhues rrobash. Shkodrës nuk j’a ul kollaj kryet as ti e as ndonjë tjetër. Ndoshta je mësuar me ushtarët e tu që i komandon dhe kur hanë bukë, por Voltanën nuk e drejton dot si të duash ti. Voltana është aq zonjë, sa e nderon një popull, e na bën krenarë kudo”, shkruan gazetarja Turishta, raporton Newsbomb.al.“I marsh tan të ligat Shkodrës, që s’ka asnjë, veç ndoshta kur shkel këmba jote dhe i del ndonjë virus prej prezencës tane. E shkodra tan jetën ka me mbet Blu, sepse ne jemi popull besnik e jetojmë me ideale nuk shitemi për një thes miell, e as për asgjë tjetër në këtë botë”, shkruan më tej gazetarja. /Newsbomb.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here