Ambasada Amerikane për miratimin e ligjit të ‘vettingut’: Do fillojё procesi i rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit të “vettingut”, vetëm me votat e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada shkruan se mirëpret vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për miratimin e ligjit, duke thënë se “vettingu” do të fillojë procesin e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve.

 

Ja deklarata:

Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirёpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformёs nё drejtёsi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve. Pёrgёzojmё ata Anёtarё tё Parlamentit tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve.

 

Ambasada Amerikane për miratimin e ligjit të ‘vettingut’: Do fillojё procesi i rivlerёsimit tё prokurorёve dhe gjykatёsve

Mjekët largohen nga Shqipëria/ Në dy vite

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko