Siguracioni i mjeteteve, lajm i mirë për shoferët. AMF kërkon anulimin e rritjes së çmimit

0
34

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga shoqëritë e sigurimit të automjeteve, që anulojnë rritjen e çmimeve për sigurimet e detyrueshme të tyre. Sipas burimeve, mësohet se ky autoritet u ka dërguar një shkresë shoqërive të sigurimeve që ta anulojnë rritjen me 30 % të tarifave të sigurimit dhe të rikthehet te tarifat e para një muaji. Po kështu, në shkresën dërguar këtyre shoqërive thuhet se rritja është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe ky institucion nuk është njoftuar sipas rregullores.

RRITJA E SIGURIMEVE

Kompanitë e sigurimit kanë reaguar përmes Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, duke dhënë arsyet e rritjes së primit të sigurimit motorik disa ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, kjo shoqatë thekson se kompanive u janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kostot, dhe kjo vjen si rezultat i rritjes së aksidenteve në rrugë. Kështu, së pari vihet theksi te rritja e parkut të mjeteve që qarkullojnë të pasiguruara në vend dhe që janë gjithmonë këto të fundit që bëhen shkak për aksidente, ku kompanitë e sigurimit heqin koston e kompensimit. Fondi që vihet në dispozicion të kompensimit për aksidentet është rritur në masën 200 për qind. Një tjetër pikë shqetësuese, e cila ka efektin e saj në rritjen e çmimit sipas Shoqatës, është infrastruktura rrugore, e cila është shumë larg parametrave të kërkuar. Kompanitë gjykojnë se vihet re një tendencë për të rritur në mënyrë artificiale dëmet e ndodhura si rezultat i aksidenteve dhe që edhe kjo ndikon direkt te fondi dhe shpenzimet. Kolaudimi, apo siç njihet kontrolli teknik i mjeteve, sipas Shoqatës së Siguruesve, është një tjetër pikë ku vihen re probleme. Në deklaratë Shoqata thekson se kontrolli teknik kalohet në mënyrë abuzive për shumë mjete. Të gjitha këto arsye janë renditur nga Shoqata si argumente për rritjen e çmimit, i cili ka ndryshuar dy ditë më parë. Në deklaratë kompanitë theksojnë se tregu në vend mbetet ende i parregulluar, dhe kjo është edhe “thembra” e Akilit që ka efekt mbi konkurrencën dhe mbarëvajtjen e tyre. Edhe pse ky treg ka tre vjet i liberalizuar, kompanitë kanë qenë në një amulli totale. Në fund Shoqata e Siguruesve e vë theksin edhe te detyrimet që paguan në shtet, mes të tjerave 20 përqindëshi i TVSH-së dhe që sipas tyre, Shqipëria është e vetmja në rajon dhe në BE që ka këtë nivel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here