Maqedonasi vjedh bashkëkombësin e tij në Durrës, arrestohet i moshuari

0
159

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një hajdut banesash, që ka rezultuar se ishte Samet Huseini, 61-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, një person i njohur nga drejtësia për shkak të krimeve të mëparshme kundër jetës dhe pronës.

Huseini i kishte vënë syrin, shtëpisë së patriotit të tij nga Maqedonia, I.V. 43 vjeç, e cila ndodhej në lagjen 13 në Durrës dhe ka tentuar ta vjedhë.

Por, është kapur në kohë nga policia, e cila i ka vënë prangat dhe ia ka kaluar dosjen e tij Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja”e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here