Çani sërish vetëm te “Zonë e lirë”

0
164

19-vjeçarja nga Gjirokastra, Andonia Dobi, nuk do të rikthehet si asistente e moderatorit të njohur, siҫ ishte menduar.

Pasi qëndroi në krah të Ҫanit për disa javë, Andonia u largua drejt Italisë për të marrë pjesë në një projekt të ri modelingu, për të cilin kishte nënshkruar edhe një kontratë. Pak pas largimit të saj, edhe vetë moderatori tha në emision se Andonia do të kthehej sërish në shtator si asistente e “Zonës së lirë”.

Për këtë arsye, javët e fundit të sezonit, në krah të Ҫanit ishte balerina e Tv Klan, Albana Dapi, e cila po ashtu tha se ky pozicion ishte i përkohshëm për të. Por kush do të jetë Sofia e re në shtator? Në një prononcim ekskluziv për revistën Class, Andonia thotë se ajo nuk do të jetë më asistente e Ҫanit.

Tani ajo po merret me një projekt të ri, ndaj edhe e ka të vështirë t’i bëjë të dyja angazhimet njëherësh: “Nuk do të jem pjesë e “Zonës së lirë” në sezonin që fillon në vjeshtë, sepse momentalisht dhe në vazhdim do jem e angazhuar në një projekt që nuk më lejon të marr pjesë në të dyja angazhimet”,– thotë Andonia për revistën Class.

Nëse balerina e Tv Klan do të vazhdojë të jetë asistente zëvendësuese edhe për një sezon, kjo ende nuk dihet, por ndoshta edhe për Albanën kjo do të jetë e vështirë për shkak se së shpejti fillon edhe DWM 3 dhe ajo, siҫ dihet, është e angazhuar me trupën e baletit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here