Tom Marku, 60 vjec, banues në Shkodër, (Administrator i njësisë administrative Pult) u arrsetua pasi në njësinë e tij policia gjeti disa parcela me kanabis.
Ndue Kopshtaj, 31 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër ( Kryeplak i fshatit Kir), njësia administrative Pult Shkodër, u arrsetua për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojne zbulimin e së vërtetës”.
Edhe Nikolin Deda, 29 vjec, banues në Grudë Re, u arrestua për të njëjtën vepër.
Marku e Kopshtaj janë dy zyrtarët e parë që provojnë prangat ndonëse policia raporton çdo ditë për zbulimin dhe asgjësimin e mijëra bimëve kanabis sativa në mbarë vendin, që është shndërruar në kultivuesin dhe prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë.
Policia tha se tek banesa e shtetasit Tom Marku, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu me 6 fishekë.
Tek banesa e shtetasitt Nikolin Deda, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 660 gr lëndë narkotike.