Jalë/ 1500 të rinj morën pjesë në kampingun e LRI-së në vitin e tij të nëntë

0
150

Rreth 1500 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, për pesë ditë me radhë u angazhuan në Kampingun e LRI, një aktivitet ku nuk munguan personalitete të huaja, politikanë dhe figura të jetës publike në vend.

Në këtë aktivitet të kthyer prej 9 vitesh në traditë, u ndanë me të rinjtë mendime në lidhje me tema të ndryshme, si çështje që kanë të bëjnë me globalizmin, sfidat dhe aspiratat ekonomike të Shqipërisë, fuqizimi social dhe ekonomik i familjeve të thjeshta, fuqizimi dhe rritja e përfaqësimit në politikë të të rinjve, siguria kombëtare, integrimi evropian i Shqipërisë, politika e jashtme e vendit dhe rëndësia në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë.

Në këto aktivitete, përveç Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta, morën pjesë personalitete të huaja të jetës publike, duke filluar nga Prof. Dr. Friedbert Pflüger, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Sigurinë Energjetike (në “Kings College” të Londrës), ish-Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Bundestag si dhe ish-Sekretar i Shtetit.

Me të rinjtë bashkëbiseduan edhe Drejtori i “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, z. Frank Hantke, Zv. Presidenti i Internacionales së të Rinjve Socialistë, z. Alessandro Pirisi, Ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, z. Milan Cigánik, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë z. Adnan Dibrani, deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres e z. Ivan Gonçalves, delegacione me politikanë të rinj të së majtës nga Danimarka, Gjermania, Italia, Portugalia dhe rajoni i Ballkanit, etj, me të cilët u diskutua në lidhje me rëndësinë e veçantë të shkëmbimit dhe të forcimit të marrëdhënieve të të rinjve të LRI me politikanët e rinj të vendeve të BE.

Gjatë pesë ditëve të kampingut në Jalë, të rinjtë patën mundësi që të diskutojnë dhe të shkëmbejnë eksperienca me ish-Presidentin e Republikës, Prof. Rexhep Meidani; deputeten e Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryetare e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade; deputetin e Partisë Socialiste z. Namik Dokle; ministrin e Drejtësisë z. Ylli Manjani; Ministren e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha; Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti; Ministrin e Mjedisit z. Lefter Koka, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto; Kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj dhe Nënkryetaren e Bashkisë, znj. Brunilda Paskali; Zv/ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Bahri Shaqiri; eksperti i Sigurisë Kombëtare, z. Ilir Kulla; pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, znj. Majlinda Keta apo Prof. Dr. Koço Danaj.

Edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile morën pjesë në bashkëbisedime me të rinjtë e LRI-së, ku mes çështjeve të diskutuara ishte roli i medias në politikë dhe në shoqëri.

Tema kryesore e këtyre diskutimeve kishte të bënte me transparencën e medias, ku duhet theksuar se LSI ka qenë e para forcë politike që ka vendosur standarde të rralla në politikën shqiptare në drejtim të transparencës, duke publikuar të gjitha burimet e të ardhurave dhe të gjitha shpenzimet për aktivitetet politike në faqen zyrtare të saj në internet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here