Zbardhet e vërteta e të shtënave tek Rruga e Elbasanit, policia jep detaje (FOTO)

0
121

Policia ka sqaruar zyrtarisht detajet në lidhje me të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sot te “Rruga e Elbasanit”. Sipas bluve, kanë qenë tre persona që pasi kanë dalë nga një restorant, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, pa ndonjë motiv.

Burime nga Policia thonë se personi që ka qëlluar me armë është arrestuar dhe marrë në pyetje në Polici. Këto janë momentet e arrestimit të tij, nga nje efektive e Policisë, e ndihmuar edhe nga kolegu i saj. “Qëllova me armë në ajër nga automjeti pa ndonjë arsye”, mësohet të ketë thënë i arrestuari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve: • Ermal Kadilli, 36 vjeç, • Dritan Masha, 36 vjeç, •Dritan Ago, 35 vjeç, të tre banues Tiranë. Ata po udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar – restaurant) në Mullet.

Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre. Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut. Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT. Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .

arma1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here