Të shtëna me armë tek rruga e Elbasanit, një i arrestuar

0
161

Një person është arrestuar sot nga policia në kryeqytet, pasi ka shkaktuar panik tek qytetarët në ‘Rrugën e Elbasanit’, ku qëlloi në ajër me armë zjarri. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se i arrestuari qëlloi disa herë në ajër teksa udhëtonte me një automjet, bashkë me 2 persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar për të dhënë sqarime në polici. Mësohet se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka deklaruar në polici se kishte qëlluar me armë në ajër, pa asnjë arsye. Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here