Një zetorist nga fshati Vreshtas i Maliqit është rrokullisuar dje me zetorin e tij në rrugën e fshatit Podgorie dhe ka mjeti ka përfunduar përmbys në anë të rrugës.
Fatkeqësisht, nga rrokullisja, zetori ka marrë me vete një grua 50 vjeçe, e cila është plagosur.
Policia arrestoi 62-vjeçarin Hekuran Kora, që shkaktoi aksidentin dhe që për më tepër, u largua nga vendi i ngjarjes pas asaj që shkatkoi. Rezultoi se mjeti që po drejtonte ishte pa targa dhe ai vetë, pa leje drejtimi.