Tiranë – Efektivi filmohet duke rrahur një taksist (VIDEO)

0
169

Një efektiv i policisë së shtetit është filmuar duke goditur me grushta brenda në makinën e tij një taksist. Ngjarja ka ndodhur pasdite në Tiranë, në zonën e “Xhamllikut”. Arsyeja e këtij akti nuk dihet. Ky është rasti i dytë brenda ditës ku efektivë të policisë dhunojnë qytetarët. Në Pogradec, një polic i dehur u denoncua nga disa gazetarë se dhunoi një kameraman, duke e tërhequr zvarrë.