Takimet me banorë të fshatrave Tomin dhe Limjan/ Shehu: Kryeministri erdhi me premtime, po largohet duke na shtuar një thes me halle

0
48

Kandidati i opozitës për kryebashkiak në Dibër, Sherefedin Shehu, u ndal ditën e djeshme në fshatrat Tomin dhe Limjan ku zhvilloi takime me banorë të kësaj zone. Shehu bëri përgjegjsës kreun e qeverisë Edi Ramën, për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen këta banorë. Ai u shpreh se kryeministri e mori pushtetin duke bërë premtime dhe po largohet duke u shtuar një thes me halle qytetarëve. “Shqipëria qeveriset nga një kryeministër që erdhi në pushtet me premtime për të zgjidhur hallet tona, por po largohet duke na shtuar një thes me halle. Në Maqellarë dhe në fshatra të tjera, është dyfishuar tarifa e ujit të pijshëm.  Pra, pa bërë asnjë përmirësim në shërbime, pa ofruar asnjë gjë më tepër, i thua, do të paguash dyfishin. Cila është logjika? Ti nuk ofron shërbim, dhe kërkon lek. Prej kujt kërkon lek?! Prej atij që është në skemën e ndihmës ekonomike, “- theksoi ai. Kandidati i demokratëve akuzoi qeverinë  për mungesë investimesh në zonën e Dibrës, ndërsa u shpreh se kryeministri harxhon miliona për rikonstruksion bulevardi, ndërkohë që njerzit nuk kanë bukë. “Edi Rama ka filluar punimet në Bulevardin e Peshkopisë në prag te zgjedhjeve. Ata që kanë fituar tenderin kanë pasur çmimin më të shtrenjtë. Në vend që të bëj 40 rrugë, shkon e bën një Bulevard. E kishim me asfalt, do që ta bëjë me pllaka. Po le ta mbanin asfalt, por përse të mos ketë asfalt këtu dhe ne dhjetra fshtatra te tjera. Kjo qeveri  nuk është qeveri që bën investime për të zhvilluar vendin. Prej tre vitesh këtu nuk ka marrë njeri subvencion. Ka njerëz që në Dibër kanë në pikëpyetje dhe bukën e gojës shkon në burg pse nuk ka paguar faturën e energjisë elektrike rri pa drita pse nuk ka mundesi të paguajë faturën e energjisë elektrike,” – nënvizoi Shehu. Ndërkohë kandidati i mazhorancës Muharem Rama zhvilloi ditën e djeshme takime me banorë të lagjes Bulka në Peshkopi ku shpalosi disa prej planeve të tij për këtë lagje, një prej më të vjetrave në Peshkopi. Rama theksoi se prioritet i tij do të jetë  sistemimi i shkallëve, rruga e pajisur me ndriçim dhe starndarde bashkëkohore dhe sistemimi i rrjetit  të kanaleve të ujërave të zeza.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here