E kujtoi për skrap, por gjeti 4 kg ar (FOTO)

0
201

Në pamje të parë, iu duk një copë skrapi i pavlefshëm. Më pas, kërkuesi mendoi se ishte një patkua i vjetër.

Por, ai gjeti diçka të pa mendueshme.

“Me të vërtetë, nuk mund t’u besoja syve të mi”, tha kërkuesi, që preferoi të mbetej anonim. Copëza e madhe e arit peshon 4.1 kg dhe ka vlerën e 250 mijë dollarëve australianë ose 190 mijë dollarë amerikan.

Copëza u gjet në Trekëndëshin e Artë të Victorias të premten e shkuar.

Zona përfshin një qytet historik të minierave të arit rreth 240 km larg Melburnit të Australisë. Sasia e arit është futur në një kasafortë për t’u ruajtur.

Gjetësi parashikon ta përdorë atë për të blerë një furgon dhe për të udhëtuar nëpër Australi.

Plot 97 kg ar është gjetur në këtë zonë në vitin 1869 me vlerën e sotme prej rreth 4 milionë dollarësh.

Në mars të vitit të kaluar, një kërkues i quajtur Mick Brown gjeti një copëz ari 2.7 kilogram me vlerë rreth  135,000 dollarë. epa05509432 An undated handout picture made available by metal detecting manufacturer Minelab on 25 August 2016 shows a 145-ounce (4.1 kg) gold nugget reportedly found in August 2016 in Central Victoria's Golden Triangle region, Australia. The nugget is expected to fetch more than 250,000 Australian dollar (about 190,000 US dollar). EPA/MINELAB -- BEST QUALITY AVAILABLE -- AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here