Italiani ofendon supervizoren e aeroportit në Rinas, nis procedimi penal ndaj tij

0
122

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal dhe ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas italian, i cili akuzohet për fyerje për shkak të detyrës. Burimet thanë se shtetasi i huaj ka ofenduar një 48­vjeçare, me detyrë supervizore e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas.

Incidenti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 13:00, kur shtetasi italian me iniciale F.P., 53 vjeç, ndodhej brenda terminalit të aeroportit, në pritje që avioni me të cilin do të largohej nga Shqipëria, të niste fluturimin.

Në këtë kohë, ai është konfliktuar, pa ndonjë motiv konkret me supervizoren e aeroportit, shtetasen 48­vjeçare me iniciale F.S., të cilën dyshohet se e ka fyer për shkak të detyrës.

Ka qenë vetë e dëmtuara që ka lajmëruar efektivët e Policisë Kufitare që ndodheshin në aeroport, të cilët kanë ndërhyrë për të sqaruar situatën e krijuar.

Shtetasi i huaj është shoqëruar për disa minuta në Komisariatin e Rinasit ku ka dhënë shpjegimet për incidentin dhe më pas është lënë i lirë për të vijuar udhëtimin e tij drejt Italisë. Por, nga ana tjetër, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për fyerje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here