Arrestohet mashtruesja e 21 Dhjetorit në Tiranë, dënohet me 7 vite burg

0
127

5 vjet pasi arriti të kthehej në makthin e personave që donin të merrnin shtëpi me qira tek Rruga e Elbasanit, dhe zona e 21 Dhjetorit në Tiranë, policia ka arrestuar  25-vjeçaren nga Fieri, Xhuljana Çami.

Sëbashku me motrën e saj Enduina Çami, gjatë vitit 2011 kishin mashtruar në më shumë se 10 raste shtetas të ndryshëm.

Kështu, dy motrat merrni me qira apartamente, dhe më pas ua kanë lënë disa personave të tjerë në të njëjtën kohë, duke marrë prej të dëmtuarve kapar apo qiranë për një vit dhe më pas janë zhdukur.

Sipas vendimit të gjykatës rezulton e provuar se kanë gënjyer se apartamentet kanë qenë në pronësi të tyre apo familjarëve të tyre, ndërkohë që vetë këto aparatamente i kishin marrë me qira, nga pronarët e vërtetë.

Motrat prezantoheshin si emigrante në Amerikë dhe pasi arrinin t’iu merrnin paratë të dëmtuarve, ju nisnin një mesazh në telefon me përmbajtjen, “jam nëna e dy vajzave. Ato kanë pësuar aksident, janë në Itali në gjendje kome dhe se ndoshta nuk kthehen në jetën normale.

Gjykata ka dënuar Xhuljana Çamin me 7 vite burg, ndërsa motrën e saj Enduina 20 vjeç, me 5 vite burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here