Përsëri Ilir Beqja dhe Vilma Nushi?! / Trimed merr tenderin 2 mln USD me ofertë të vetme

Ilir Beqja dhe Vilma Nushi vazhdojnë biznesin e tenderave në shëndetësi. Ministria e Shëndetësisë i ka akorduar kompanisë Trimed shpk një tjetër tender të madh me vlerë gati 2 milionë dollarë për blerjen e materialeve mjeksore në Spitalin e Traumës për dy vitet e ardhshme.

Edhe pse në tender formalisht kanë marrë pjesë gjashtë kompani, pesë prej tyre duket se kanë garuar fiktivisht pasi nuk kanë dorëzuar fare ofertë financiare. Kjo ka bërë që Trimed të jetë ofertuesja e vetme me një vlerë gati sa 100 për qind e fondit limit, një tjetër tregues se në tender nuk ka patur garë.

Tenderi

Objekti i tenderit ka qenë furnizimi me materiale mjekësore për shërbimin e ortopedisë së QSUT-së, Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Rajonal Durrës. Ministria e Shëndetësisë kishte paracaktuar si fond limit vlerën tavan 199.7 milionë lekë. Në tender pati vetëm një ofertë, ajo e Trimed shpk me vlerë 198.5 milionë lekë ose sa 99.6 për qind e fondit limit. Pesë kompanitë e tjera nuk kanë dhënë ofertë financiare dhe rrjedhimisht janë skualifikuar, çka ka bërë që Trimed të shpallet fituese.

Bizneset e arta të Nushit

Vilma Nushi njihet si një nga donatoret më të mëdha të Partisë Socialiste dhe mike e afërt e kryeministrit Edi Rama. Ajo gjendet prej vitesh në botën e biznesit. Por në tre vitet e fundit kompanitë e saj kanë përjetuar kohë të arta duke përfituar kontrata me vlerë qindra milionë euro nga buxheti i shtetit në të gjithë sektorët e ekonomisë, dogana, ndërtim, tregtinë e mallrave me akcizë, shëndetësi etj. Vitin e kaluar opozita akuzoi publikisht se Trimed fitoi 59 kontrata për furnizim me ilaçe nga Ministria e Shëndetësisë, pa garë por me negocim të drejtëpërdrejtë. Sipas Partisë Demokratike, pjesa dërrmuese këtyre kontratave janë korruptive për të grabitur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Por biznesi më i madh i Vilma Nushit me Ministrinë e Shëndetësisë është konçesioni dhjetëvjeçar i kontrollit të popullatës, i njohur ndryshe si check-up.

Konçesioni me vlerë 80 milionë euro është denconcuar nga opozita si një nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Dyshimet për këtë konçesion u përforcuan edhe nga fakti se deri në atë moment kompania e shpallur fituese nuk ishte marrë kurrë me shërbime të ngjashme, të fitojë një tender specifik si ai i kontrollit shëndetësor. Biznesi i Nushit ka qenë i njohur deri para pak kohësh për importin e cigare të Philip Morrisit në Shqipëri dhe për importin e pijeve alkoolike. Dy artikuj që jo vetëm nuk lidhen me shëndetin, por siç shkruajnë edhe në etiketat e tyre e dëmtojnë seriozisht atë./SYRI.net/

14081106_10208701414667456_831810052_n

Përsëri Ilir Beqja dhe Vilma Nushi?! / Trimed merr tenderin 2 mln USD me ofertë të vetme

Përse puthja është aq magjike?

Foto / Nuk fitoi tri pikët, por

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko