Spanjë, 5 shqiptarë, në pranga, vidhnin banesa, jetë të çmendur në Facebook

0
154

Forcat e policisë spanjolle kanë shkatërruar një grup grabitësish shqiptarë të specializuar për vjedhje të banesave. Në pranga kane rene 5 persona.

Të arrestuarit në dy grupe që vepronin kryesisht në Valencia, janë përgjegjës për se paku 12 vjedhje në Madrit, Pontevedra, asturis, Guipuzcoa dhe Navarra.

Sipas policisë, fitimet që ata siguronin nga vjedhjet i shpenzonin për prostitucion, drogë dhe alkool, raportojnë mediat spanjolle. Ato shtojnë më tej se shqiptarët mburreshin në rrjetet sociale duke festuar e vallëzuar ndërkohë që hidhnin para në ajër.

Hetimet kanë nisur kur policia ka mësuar për ekzistencën e një grupi të organizuar të vjedhjes së banesave, ndërkohë që sipas të dhënave të gjitha grabitjet kanë ndodhur kur banorët ndodheshin në shtëpi.

Policia ka rënë në gjurmët e pjesëtarëve të tjerë të grupit me anë të pajisjeve të përgjimit menjëherë pasi ka zbuluar shqiptarin e parë të përfshirë në disa grupe kriminale njëkohësisht.

Operacioni është ende në vijim për arrestime të tjera. Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk dihet ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here